Kina "zbut" rezolutën kundër Birmanisë
9 Tetor 2007Reklamë
Rezoluta e KS të OKB për Birmaninë do të jetë shumë më butë, se sa ishte planifikuar. Me insistimin e Kinës, e cila konsiderohet si mbështetëse e juntës ushtarake, janë bërë ndryshime të mëdha në propozimin e Amerikës, Francës dhe Britanisë së Madhe. Në rezolutë nuk dënohet dhuna kundër demonstruesve, por vetëm shprehet keqardhje e thellë. Nga rezoluta janë hequr edhe kërcënimet me sanksione të reja të bashkësisë ndërkombëtare.