Kina tregon hapur fuqinë e saj & Ekosistemi-çelës suksesi edhe për koncernin Daimler & Nxjerrja e naftës dhe mbrojtja e ambientit
30 Dhjetor 2010Kina e përballoi krizën financiare dhe ekonomike globale shumë më mirë se Evropa dhe SHBA. Pikërëndesat politike po spostohen edhe më tej në drejtim të Pekinit. Dhe Kina tregon tani hapur muskujt e saj. Mathias von Hein:
Menaxhimi i mirë dhe që mbron në plan afatgjatë ekosistemin është kthyer ndërkohë për shumë sipërmarrje në një çelës suksesi. Meqenëse edhe tregjet financiare i kushtojnë ndërkohë rëndësi këtij faktori, firmave nuk u mbetet gjë tjetër se sa të ndërmarrin vetëangazhime përkatëse. Kjo vlen edhe për koncernin Daimler. Ky koncern automobilistik hapi para pak kohësh një qendër të re të riparimit dhe shitjes së automjeteve. Milto Arsenopoulos:
Gjithnjë e më thellë, gjithnjë e më vështirë, gjithnjë e më shtrenjtë - për të nxjerrë naftë si koncernet edhe vendet e industrializuara u hyjnë rreziqeve gjithnjë e më të mëdha. Rezervat e naftës që nxirret lehtë po shkojnë drejt fundit, ndërkohë që teknika ka kufijtë e saj, sikurse e tregoi edhe katastrofa me platformën e shpimit për naftë në Gjirin e Meksikës. Nxjerrja e naftës në shumë vende lidhet me dëme të mëdha për ambientin. Helle Jeppesen
Redaktoi: Mimoza Cika-Kelmendi