Kina synon edhe rritje ekonomike edhe të mos jetë e përlyer në ndotjen e klimës
25 Maj 2007Titullin jo fort të nderuar të kampionit botëror, SHBA-të mund ta dorëzojnë këtë vit ndaj Kinës, bëhet fjalë për kampionë të ndotjes së klimës. Zou Ji, zëvendësdrejtor i institutit të ambientit në universitetin popullor në Pekin nuk shqetësohet së tepërmi. Për të sasia gjigande e emetimit të gazit karbonik është një pasojë e natyrshme e nurmit të popullsisë dhe urbanizimit të shpejtë:
Për shkak të rritjes industriale apo emigracionit në qytete në vitet e fundit 200 deri në 300 milionë fshtarë kanë ardhur në zonat urbane. Automatikisht rritet konsumi i energjisë, madje edhe një standard më i lartë jetese rrit konsumin e energjisë. Përdoret më shumë rrymë elektrike, njerëzit bëjnë dush me shpesh, ndezin kaloriferët në dimër apo kondicionerët në verë. Kështu nuk rritet vetëm konsumi i energjisë për person, por edhe si total nga viti në vit.
Akoma 70% e nevojës për energji në Kinë mbulohet nga qymyri. Çdo tre deri në pesë ditë vihen në qarkullim impiante për shfrytëzimin e energjisë së qymyrit. Secili nga ata emeton 30.000 tonë dioksid karboni, por kjo nuk është e gjitha, gjithnjë e më shumë njerëz blejnë makina, dhe kjo e rrit emetimin e gazrave ndotës. Në Pekin sot qarkullojnë 2,5 milionë maikina, Përditë shtohen mijëra. Do të shtohen madje më shumë, sepse aktualisht për çdo 1000 banorë kinezë ajnë në përdorim 20 makina. E frikshme të përfytyrosh se çfarë do të thotë për klimën, nëse Kina vjen në nivelin e Gjermanisë, me 600 makina për 1000 banorë.
Kina nuk ndot vetëm klimën, ky vend vuan mjaft edhe nga pasojat e ndryshimit tzë klimës. Klaus Töpfer ish-shef i programit të Kombeve të Bashkuara për ambientin thekson një nga aspektet më problematike: "Ekonomia ujore. Ata duhet ta kuptojnë se Yantze në një masë të madhe lidh Himalajën me Tibetin, por shkrirja e akulljanave aty, do të ketë po aq pasoja negative për prurjet në Yantze, ashtu si shkrirjet në alpet evropiane për Rinin apo Danubin. Ndryshimi i klimës ndikon mjaft edhe në ekonominë bujqësore, në ngritjen e nivelit të detit derit tek katastrofat natyrore."
Për shkak të thatësirës të tejzgajtur në perëndim dhe jugperëndim të Kiëns këtë vit kërcënohen gati 12 milionë njerëz nga mungesa e ujit të pijshëm, një arsye më shumë për rritjen e pakënaqësisë sociale në këtë rajon.
Qeveria në Pekin është e vetëdijshme për situatën e vështirë. Ajo po mbështet gjithnjë e më shumë industritë që konsumojnë më pak energhji, si informatikën.
Kina ka vendosur një plan strikt pesëvjeçar: Deri në vitin 2010 ekonomia duhet të deri 1/5 më pak energji. Por për Pekinin nuk është i pranueshëm kufizimi i emetemit të gazit karbonik në shkallë ndërkomëbtare pa një shpërblim. Në rast se emetimi i gazrave karbonikë për person në Kinë, është 3,2 tonë dioksid karboni në vit, pëpr një amerikan ai kap shifrën e 2o tonëve në vit. Për këtë arsye Erik Hajman ekspert i ambientit në "Deutsche Bank" nuk do të japë një vlerësim për politikën kineze të ambientit:
"Për mua është e vështirë të gjykoj mbi masat politike që merr Kina në këtë drejtim, unë jam banor i një vendi, ku emetimi i gazrave për person është pesë herë më i lartë se sa në Kinë, ku nuk ka kërcënim urie, ku të gjithë kemi makina, shkojmë në pushim me avion, dhe që kemi një nivel mesatar jetese që është ëshët shumë më i lartë se sa ai i qytetarit mesatar kinez. Të jap një gjykim për këtë, kjo nuk më përket mua."
Megjithatë tek kinezët po binden gjithnjë e më shumë që edhe ata janë përgjegjës për mbrojtjen e klimës edhe pse ata nuk janë fajtorët kryesorë për ndryshimin e klimës.