Kina në vitin 2008 kampione e eksportit botëror
27 Korrik 2007Nga ky zhvillim përfitojnë edhe firmat gjermane. Në këtë përfundim ka mbërritur Dhoma gjermane e industrisë dhe tregtisë pas studimit të saj, për kryerjen e të cilit janë anketuar 80 firma gjermane
Për Eva Shvinghammer, anëtare e bordit drejtues të Dhomës gjermane të tregtisë në Shangai nuk është tronditës lajmi që Kina do të jetë kampione e re e eksportit botëror: "Kjo duhet parë në mënyrë të diferencuar. Nga njëra anë kanë lënë pas në vit shumë shumë fitimprurës dhe nga ana tjetër në Kinë ato po zgjerohen vazhdimisht. Shumica janë prezente këtu apo kanë ngritur repartet e prodhimit, po i zgjerojnë këto dhe po ndikojnë kështu që Kina të bëhet udhëheqëse e eksportit botëror."
Megjithëse kinezët që para katër vjetësh janë anëtarë të Organizatës Botërore të Tregtisë, biznesi për të huajt mbetet një udhë e vështirë. Rregullore të reja, interpretimi deri në detaj i udhëzimeve në fuqi janë pengesa për importin kinez.
Shvinghamer: "Këto pengesa, pra pengesat në tregti të çojnë aty që firmat nuk kanë asnjë alternativë tjetër veçse të prodhojnë në Kinë, dhe ato e ndjekin këtë rrugë. Kjo kërkohet madje me qëllim nga qeveria kineze. Gjendja aktuale në Dhomën e Tregtisë është e mirë, sepse të gjithë janë prezentë në terren, pjesëmarrës në këtë tregti dhe me tendencë në rrtije. Aktualisht Kina ka një tendencë kaq të madhe ekspandimi saqë nuk bëhet fjalë për një lloj konkurence të nxjerrjes jashtë loje."
Para disa vitesh një eufori e jashtëzakonshme për 1,3 miliardë klientë në Kinë i dha zemër investorëve gjermanë në Kinë. Kjo eufori tashmë ka ndryshuar, por nuk duhet biem në panik se do të mënjanohemi për shkak të konkurencës kineze, thotë Eva Shvinghamer, megjithë piraterine e njohur të produkteve:
"Shumë kopjime janë thjesht në kopjime optike, por nuk kanë vlerë cilësore, dhe kjo do të thotë se ekzistojnë ende shenjat e diferencimit. Blerësit e këtyre kopjimeve i gjejnë këto mallra para së gjithash në Kinë, sepse Kina ka orientim blerjen e lirë. Eksportet e mallrave të tillë kanë filluar nga pak, por edhe këtu duhet patur parasysh se në çfarë vendesh shkojnë këto mallra. Para së gjithash ato eksportohen në vendet aziatike. Sigurisht synimi i madh është eksportimi i tyre edhe në SHBA apo në Evropë. Në këtë drejtim po punohet me shumë zell. Deri më tani kinezët nuk janë aq të përgatitur për nje eksport të tillë, por kjo mund të ndryshojë."
Shumë firma gjermane në Shangai aktualisht ja kanë dalë mbanë t'i mbrojnë teknologjitë e tyre bazë nga pirateria e produkteve.
Shvinghamer: "Sigurisht të gjitha ato degë të industrisë ku duhej të krijoheshin Joint-Ventures dhe ku është nënshkruar me kontratë transferimi i teknologjive e kanë shumë më të vështirë të mbrohen nga pirateria e produkteve. Por aty ku firmat lejohen të jenë komplet në duart e të huajve mund të mbrohen edhe më mirë."
Ish-ministri gjerman i ekonomisë, Volfgang Klement pas një vizite në Kinë në mesin e korikut bëri një bilanc të tillë:
"Neve në Evropë na duhet të hapemi. Përpjekjet për të na treguar kufijtë janë të kota, por sigurisht ato mund të shkaktojnë humbje kohe. Ne do të arijmë të kemi sukses vetëm po qe se investojmë në shkallë të gjerë, në kopshte, shkolla, universitete, në shkencë dhe fushën studimore. Këto janë fushat e së ardhmes. Kush do ta fitojë të ardhmen duhet të futet në këtë rrugë. Ajo që mund të bëjmë në fushat e tjera është pjesërisht riparim i asaj që e kemi humbur në të shkuarën dhe pjesërisht më kot." Megjithatë ish-ministri i ekonomisë, Klemens e quan të rëndësishme, ruajtjen e degëve strategjike nga investorët për shembull kinezë.