Kina dhe interneti
28 Janar 2008Kinezët janë të sëmurë pas internetit. Kryesisht metropolet e mëdha si Shangai.„Informacionet - Online janë më të shpejta se gazetat. Unë fillova të përdor ato kur vajza ime morri një kompjuter. Tani ajo ka një Laptop, dhe unë përdor komjuterin e saj të vjetër."
"Edhe nipi im do që të hyjë në internet. Ai është pesë vjeç dhe di gjithë ato lojra kompjuterike."
"Shumica e njerëzve e përdorin internetin si mjet komunikimi. por gjithnjë e më shumë njerëz luajnë ose shkruajnë në bloge."
Zakone këto tipike të 210 milionë kinezëve që përdorin internetin. Pothuajse për ata të gjithë interneti është mjet argëtimi, thotë Qendra shtetërore e Informacioneve për internetin. Numri i përdoruesve u rrit vitin e kaluar me 73 milionë. Me këtë shpejtësi të madhe, thotë Qendra e Infomimit, do të vijë shumë shpejt dita që të kapërcehen numri i përdoruesve të internetit në SHBA-të, i cili është vetëm 5 milionë më i madh se numri aktual i përdoruesve në Kinë.
Potencialet në Kinë nuk janë shfrytëzuar krejtësisht. Vetëm 16 për qind e kinezëve përdorin internetin, tre përqind më pak se sa mesatarja botërore, për të mos folur për SHBA-të, ku përqindja është shumë më e lartë. Por kinezët janë aktivë. Gati 50 milionë vetë shkruajnë në forumet e internetit, numri i të cilave është 70 milionë. Zhao Mu, i cili kujdeset për bloget e platformës sohu.com thotë: „Zbulimi i internetit është revolucionar. Gjithnjë e më shumë porta interneti ndihmojnë që ky revolucion të bëhet edhe më i thellë. Në rritje nuk ështe vetëm numri i burimeve të informacioneve por edhe rrugët për këmbimin e informacioneve."
Gjithnjë e më shumë kinezë i janë kthyer celularit. SMS po bëhet gjithnjë e më e rëndësishme si mënyrë për të lënë takime dhe për të marre informacione, dhe shpejtmbase do të zëvendësojnë E-Mailin. Numri i atyre që hyjnë në internet nëpërmjet celularit është trefishuar dhe ka arritur në 50 milionë, megjithëse kjo rrugë është më shtrenjtë se sa futja në internet nëpërmjet kompjuterit. Për rojet e qeverisë revolucioni në internet përbën një problem – prandaj gazetarët- online ankohen për kontrollin shtetëror, i cili është ndaj tyre më i madh se ndaj kolegëve të mediave të tjera. Ata ankohen edhe për artikujt kritikë të blogerëve që shuhen menjëherë nga interneti. Megjithatë kërkimet e bëra në internet nga blogerat kanë sjellë diçka. Më spektakolarja ishte zbulimi vitin e kaluar e një fotografie të fallsifikuar, që tregonte gjoja për herë të parë pas disa dhjetra vitesh tigrin e egër kinez, që rrezikon të zhduket. Me sa duket administrata lokale kërkonte me fotografinë e tigrit të bindte Pekinin për të dhënë subvencione për mbrojtjen e llojeve të rrezikuara të kafshëve. Sociologu Yu Hai nga Universiteti Fudan i Shangait mendon se skandali me fotografinë e tigrit është sinjal që tregon se:„Ndodhemi në një periudhë ku përdoruesit e internetit mund të shprehen lirshëm. Secili prej tyre bën pjesë në një rrjet dhe gazetar mund të bëhet kushdo. Të thotë atë që mendon është karakteristikë e natyrës së njeriut. Unë flas për të thënë mendimet e mia dhe për të qenë pjesë e diçkaje. Por sistemi ynë ka mangësira të mëdha. Prandaj përdoruesit e internetit në Kinë, janë kaq pasionantë kur bëhet fjalë për çështje publike." Kjo tendencë është në rritje. Nga 73 milionë përdorues të rinj të vitit 2007, 40 përqind jetojnë në fshat.