Kancelarja gjermane Merkel u ka bërë disa vendeve një ofertë kompromisi për rrugë të përbashkët për mbrojtjen e klimës
30 Gusht 2007Reklamë
Kancelarja gjermane Angela Merkel u ka bërë disa vendeve një ofertë kompromisi për një rrugë të përbashkët për mbrojtjen e klimës. Vende si India dhe Kina mund ta rrisin për aq kohë nxjerrjen e gazrave të efektit serë për frymë, deri sa të kenë arritur nivelin gjithmonë në rënie të kombeve të industrializuara, tha Merkeli në një kongres ekonomik gjermano-japonez. Në ditën e dytë të vizitës në Japoni, kancelarja gjermane Angela Merkel është pritur sot prej princit Akihito. Më parë Merkel është takur me krerët e opozitës dhe kryeministrin japonez Shinzo Abe, prej të cilëve ka kërkuar një angazhim më të fuqishëm në Afganistan. Megjithatë, tema kryesore e bisedimeve ishte ruajtja e mjedisit dhe bashkëpunimi mes këtyre vendeve. Kancelarja Merkel tha se Evropa nuk duhet të jetë e vetmuar në përpjekjet për ruajtjen e klimës.