Kancelarja gjermane Angela Merkel bëri thirrje në Kioto sërish për të shtuar përpjekjet për mbrojtjen e klimës
2 Shtator 2007Kancelarja gjermane Angela Merkel po avancon gradualisht në një figurë referimi ndërkombëtare për mbrojtjen e klimës. Sidoqoftë, fushata e saj këmbëngulëse për një marrëveshje të re globale për klimën, së fundi në takimin e nivelit të lartë të G8-ës në Hajligendam (Heiligendamm), gjatë vizitës së saj në Japoni për interes të madh. 3 mijë japonezë donin ta dëgjonin fjalimin e kancelares në Kioto për ndryshimin e klimës. Tri herë më shumë sa nxe salla e kongresit.
Angela Merkeli vetë u takua në këtë ditë me të kaluarëm, sepse në këtë sallë, dhjetë vjet më parë ajo ishte një nga bashkënegociuesit e protokollit të Kiotos. Shtatë ditë me radhë, si ministre e ambjentit e qeverisë së Helmut Kohlit ajo qe ushqyer në sallën pa dritare vetëm me bukë të bardhë me majonezë dhe djathë, deri sa të gjithë ministrat u rraskapitën në atë masë, sa marrëveshja të mund të nënshkruhej:
"Më kujtohet natyrisht fare mirë diskutimet shumë të ashpra: por atëherë lindi një tekst, i cili e ka ruajtur efektin e tij deri sot."
Merkeli e sheh protokollin e Kiotos si një gur themeli të rëndësishëm, sepse atëherë për herë të parë politika ndërkombëtare ra dakord për synime konkrete në mbrojtjen e ambjentit:
"Prandaj këtu del në pah, që atëherë bëmë dicka, e cila i kalon kufijtë e kohës, e cila tani duhet të pasohet nga një marrëveshje tjetër. Eshtë vërtet një moment emocionues, për të cilin njeriu nuk e dinte, se do të shfaqet edhe tani sërish i tillë."
Njëkohësisht, Merkeli kujtoi në fjalimin e saj se shumë shtete as që i kanë plotësuar detyrimet e protokollit të Kiotos:
"Ne tani jemi në fazën, në të cilën kemi vetëm pesë vjet kohë, për të mbajtur premtimet. Dhe po të shoh, se në c'drejtim ecën Bashkimi Evropian, atëherë rezulton se kemi shumë për të bërë, për t'i arritur me të vërtetë synimet tona para vitit 2012."
Në fakt, vetë Japonia ndodhet shumë më pas vetëdetyrimit të ndërmarrë prej saj. Ajo duhej të prodhonte gjashtë përqind dioksid karboni më pak se në vitin 1990, por aktualisht janë 18 përqind më tepër. Përballë kësaj, Gjermania paraqitet si nxënese shembullore. Deri në vitin 2012 ajo duhej të prodhonte 21% më pak dioksid karboni dhe që tani ajo ka arritur shifrën 18%.
Mbrojtja e klimës nuk është frenë për zhvillimin, tha kancelarja. Teknika e re për mbrojtjen e ambjentit do të conte në përdorim më efikas të energjisë:
"Këtu janë edhe shanset më të mëdha për vendet e industrializuara dhe unë them si kancelar i Gjermanisë për Gjermaninë, sepse kjo krijon vende pune dhe na con edhe një hap më përpara në përpjekjen tonë për të pasur vende inovative pune, për të ruajtur mirëqenien tonë."
Megjithatë, Angela Merkeli nuk ka iluzione se rruga për një marrëveshje të re për klimën do të jetë e shkurtër:
"Bisedimet për protkollin e Kiotos ishin të vështira, dhe unë mund të gabohem, por besoj se edhe bisedimet e ardhshme do të jenë të vështira. Por nuk ka asnjë rrugë për t'i shpëtuar kësaj."
Dhe Angela Merkelit ia kupton që deri në vitin 2009, kur duhet të ketë përfunduar negociimi i kësaj marrëveshjeje, do t'i pëlqente që të merrte pjesë në negociata ende me funksionin e kancelares.