Kabineti Merkel miraton programin për mbrojtjen e klimës dhe hapjen e tregut të punës në Gjermani
24 Gusht 2007Kabineti gjerman ka përfundoi në kështjellën Meseberg konsultimet dyditore për programin e punës të koalicionit të madh gjerman për dy vitet e ardhshme. Më parë kabineti gjerman vendosi për një program gjithëpërfshirës me 30 pika për mbrojtjen e klimës dhe energjinë. Ditën e sotme u vendos për marrjen e masave për mbrojtjen e ekonomisë gjermane nga fondet shtetërore të huaja, për masa për përballimin e ndryshimeve demografike në vend dhe për një administratë më pranë qytetarëve. Gjithashtu qeveria gjermane ka rënë dakord për ujen e kontributit për sigurimet në rastet e papunësisë. Kusht është që një ulje e tille të mund të financohet në plan afatgjatë, tha kancelarja Merkel në Mesberg. Në mbledhjen e kabinetit u vendos gjithashtu edhe hapja e tregut të punës për inxhinierë elektrikë dhe mekanikë nga vendet e reja anëtare të BE-së.