Kabineti izraelit i Sigurisë miraton marrëveshjen me Hamasin
18 Janar 2025Kabineti izraelit i Sigurisë rekomandoi miratimin e marrëveshjes së armëpushimit me me organizatën terroriste Hamas e cila dhe përfshin edhe kthimin e pengjeve.
Kryeministri i Izraelit, Benjamin Netanyahu tha se pasi kabineti ta ratifikojë marrëveshjen, ajo do të hyjë në fuqi të dielën.
Armëpushimi me organizatën terroriste Hamas është planifikuar të hyjë në fuqi të dielën në orën 11:15 (ora e Evropës Qendrore). Zyra e Netanyahut njoftoi gjithashtu se pritet që pengjet e parë izraelitë - tri gra - të lirohen nga Hamasi të dielën.
Hap i rëndësishëm
Presidenti Isaac Herzog e përshëndeti miratimin e marrëveshjes së armëpushimit nga ana e kabinetit të sigurisë dhe tha: "Pres që qeveria të bëjë të njëjtën gjë së shpejti." Sipas njoftimeve të "Times of Israel” Herzogu u shpreh se ky është një hap i rëndësishëm për përmbushjen e detyrimeve bazë që një shtet ka ndaj qytetarëve të tij.