Kërkesa e CDU për ashpërsimin e kodit penal për të rinjtë has në kritika
4 Janar 2008Tani po zgjohen në protestë zërat nga avokatët, gjygjtarët dhe po ashtu nga kundërshtarët politik .
Dënim me burgim për të rinjtë, të dënohen më shpejt se deri tani, dhe më ashpër se deri tani. Këtë kërkon të arrijë Unioni kristiandemokrat, CDU në Gjermani. Kryeministri i landit të Hesenit, Roland Koch, kërkon, pas rasteve të dhunshme të ushtruar nga të rinjtë në vend, që të ashpërsohet kodi penal per të rinjtë dhe sipas tij të bëhet si ai për të rriturit. Por, kjo bie në kundërshtim më ligjin themelor "Edukimi në vend të dënimit"
Christoph Franke, kryetar i shoqatës së gjygjtarëve gjermanë e kritikon një kërkesë të tillë:
"Ne duhet të përgatisim një gjykatë për të rinjtë që të merret me këto procese, që ajo me mjetet e saj në dispozicion të arrijë të veprojë. Unë kam dhënë edhe idenë e një trajnimi kundër dhunës, për një pajtim mes viktimes dhe keqbërësit, që tregojnë strategji, të cilat po ashtu janë të frutshme".
Ligjet egzistues Franke i mban për të mjaftueshme. E rëndësishme do të ishtë që të përmirësoheshin mundësitë për edukim për të miturit në raste dënimi, por për këtë mungojnë paratë dhe personeli nëpër bashki, vë në pah Franz Reinhard Habbel nga Lidhja e bashkive dhe qyteteve gjermane:
"Ne kemi nevojë për një përforcim për parandalimin e dhunës. Këtu vlen të përmendet një shembull: në disa qytete në Gjermani nxënësit vetë shërbejnë si ndërmjetësues në grindjet që ndodhin nëpër shkolla, por po ashtu edhe në jetën publike apo nëpër pishina. Kjo për ne mbahet si një mjet i rëndësishem.
Kodi penal është mundësia e fundit pasi janë ezaruar te gjitha.Por, më e mira është që veprat penale tek të mituritdhe të rinjtë të mënjanohen.