Jo vetëm SHBA-ve, të gjithë botës demokratike i dëmtohet imazhi
11 Maj 2004Reklamë
Evropa hesht. Bashkimi Evropian deri tani nuk ka shpjegim zyrtar për skandalin e torturave të ushtrisë amerikane në Irak. Edhe disa anëtarëve të BE duket se u ka shpetuar pa marrë pozicion të qartë. Për të ruajtuar besueshmerinë e vet, duhet që Gjermania dhe BE të pozicionohet qartë kunder shkeljeve të të drejtave të njeriut.
Ministri i jashtem gjerman, Joshka Fisher nuk do t´ua mbledhë dot amerikanëve. Por sidoqofte akuzat për tortura janë në qënder të vizites së tij në SHBA. Sigurisht që nuk është detyre e thjeshte po të kihen parasysh vështirësitë në marrëdhëniet e ndersjella për shkak të luftës në Irak, të cilat u mendua se janë kapërcyer. Sot si dhe atëhere duhet të jetë e drejta e një ministri të jashtem gjerman, biles edhe detyra e tij, që të thotë me mirësjellje por edhe me vendosmeri në Uashington, se përdorimi i torturave bie në kundershtim me vlerat e përbashketa morale dhe nuk mjafton që per kete vetem të kerkosh falje.
Praktika të tilla duhen nderprerë dhe përgjegjesit duhet të kenë pasoja. Jo ndonjë ushtarak ketu apo aty, por edhe politikanët, që u semurën gati kur panë fotografi të tilla. Por jo kur urdheruan gjera të ketilla të turpshme, apo se paku kur i lejuan.
Do të ishte naive të pranoje, se paralajmerine të tilla do të kishin efekt në një Uashington udheheqja politike e të cilit është akoma e bindur, se lufton për të mirën. Dhe në sistemin e vet nuk e respekton të mirën. Një paralajmërim i tillë ndaj SHBA-ve ploteson edhe një qëllim tjeter. Ajo duhet të demonstrojë, se ne jemi të detyruar të mbrojmë vlerat e larta morale të demokracisë. Vetem nqs ne veprojmë të vendosur kunder qëndrimit në Irak deshmojmë se dinjiteti i njeriut dhe të drejtat e tij janë më shumë se fjalë në kushtetutën gjermane. Ministrja e jashtme e Zvicres meriton respekt, që thirri ambasadoret e SHBA dhe Britanisë së madhe për t´u kujtuar konventen e Gjeneves.
Prandaj Gjermania është e detyruar të mbajë qëndrim të prerë. Dhe jo vetem ndaj SHBA-ve, por edhe ndaj Britanisë së Madhe. Sepse kjo është pjesë e familjes evropiane, e cila është brohoritur aq shumë kohet e fundit. Për të mos humbur besimin, Evropa duhet të pastrojë një herë para deres së vet. Dhe pastaj të vere rregull benda në shtepi. Që kjo nuk është perzierje në punët e brendshme të një shteti anëtar, është parë që prej kohesh në rastin e Austrisë dhe të Haiderit. Në BE duhet të kete mekaniza, për t´iu kundervene qëndrimit të pamatur të disa vendeve anëtare. Përndryshe e gjitha bie në kurrizin e gjithë bashkesisë. Pastaj të gjithe duhet të pranojmë akuzën, se flasin me gjuhë të dyfishtë dhe kanë moral të dyfishtë. Si duhet të kërkojë psh parlamenti evropian në mbarë botën respektimin e të drejtave të njeriut, nqs ai nuk dënon shkelje të tilla nga vete anëtaret e BE? Apo, si mund të përpiqemi me të vertetë për mirëkuptim, dialog dhe bashkepunim me boten islame, por në të njëjtën kohë të shohim të prekur, se si nga mesi ynë evropian kjo botë poshterohet në mënyrën më të tmershme.

Reklamë