Jep dorëheqjen ministri amerikan i drejtësisë
28 Gusht 2007Presidenti amerikan Bush humbet përsëri një njeri të besuar. Pas kritikës disamujorëshe për mënyrën e tij të drejtimit ministri i drejtësisë Alberto Gonzales jep dorëheqjen me 17 shtator. 52 vjeçari nuk përmendi arsyet. Bush tha, se Gonzales ka vendosour të tërhiqet pas muajsh të një trajtimi të padrejtë. Ministri u kritikua për shkak të pushimit të disa prokurorëve federalë. Politikanë të partisë demokrate e kanë fajësuar për marrjen e masave për motive politike. Përveç kësaj ai është bërë përgjegjës për metodat e diskutueshme të marrjes në pyetje të personave të dyshuar për terrorizëm. Si kandidat për këtë post konsiderohet ministri për mbrojtjen e atdheut Michael Chertoff. Që kur demokratët fituan shumicën në kongres, disa nëpunës të lartë kanë dhënë dorëheqjen.