Mërgata shqiptare në Gjermani përkujtoi 12 qershorin ditën e çlirimit të Kosovës me Javën Kulturore të Kosovës në Berlin dhe Bonn. Në Ambasadën e Kosovës u hap të hënën 09.06. një ekspozitë për personat e zhdukur gjatë luftës, si thirrje për të mos harruar plagët e së kaluarës. Nën kolektivin “Marrja e Zezë” mbrëmja e grave artiste të martën, 10.06. solli muzikë nga Arbëresha Latifaj dhe Agona Shporta. Në Kesselhaus performuan të mërkurën, 11.06. “Asgjë Sikur Dielli” dhe Dren Abazi me Zig Zag Orkestrën. Në Bonn u zbulua të enjten, 12.06., një pllakë përkujtimore për qeverinë e Kosovës në ekzil. Java kultuore vazhdoi me aktivitete të tjera sportive e shfaqje filmash, ndërsa të dielën, 15.06. Gjermania shënoi për herë të parë Ditën Kombëtare të Veteranëve.
Për më shumë videon e radhës: Java në Gjermani