Reklamë
Java politike në Gjermani nisi me emërime: Friedrich Merz, i cili pritet të zgjidhet kancelari i ri i Gjermanisë, prezantoi ekipin e tij qeverisës nga radhët e CDU-së.
Jo Wadephul do të marrë postin e ministrit të Jashtëm– i pari nga CDU pas 60 vjetësh. Wadephul njihet për përvojën e tij në fushën e sigurisë dhe për angazhimin në Ballkanin Perëndimor. A do të sjellë Wadephul një qasje më të balancuar ndaj Kosovës dhe Serbisë, në frymën e Angela Merkel-it?
Në të njëjtën kohë, SPD-ja ka propozuar Lars Klingbeilin si zëvendëskancelar dhe ministër të Financave. Ndërsa kancelari në ardhje Merz përpiqet të konsolidojë qeverinë e tij, AfD është shpallur nga Agjencia Federale për Mbrojtjen e Kushtetutës, si ekstremiste.