Kancelari i ri gjerman Friedrich Merz u zgjodh këtë javë 6.5.25 – por jo pa tronditje. Bundestagu përjetoi një moment historik kur kandidati i CDU-së nuk arriti shumicën e nevojshme në raundin e parë të votimit. Diçka e tillë nuk kishte ndodhur më parë në historinë e Gjermanisë. Kjo krijoi tension jo vetëm në radhët e mazhorancës, por edhe në të gjithë spektrin politik.
Me ndihmën e një aleance të papritur procedurale mes CDU/CSU, SPD-së, të Gjelbërve dhe të Majtës, u arrit të ndryshohej përkohësisht rregullorja për të lejuar një raund të dytë votimi. Merz kaloi me nëntë vota më shumë se shumica e nevojshme – por dëmi politik ishte bërë tashmë.
Merz jep sinjalet e para para për politiken e tij
Qysh të nesërmen, kancelari i ri u përpoq të rikthente kontrollin mbi narrativen. Ai nisi një ofensivë diplomatike në Paris dhe Varshavë – një traditë për kancelarët e rinj, e më pas në Bruksel me synim fuqizimin e Europés.
Por ai vuri në vijë edhe një premtim të dytë elektoral: forcimin e kontrollit kufitar. Ministri i Brendshëm Alexander Dobrindt, nga CSU, dha urdhër që azilkërkuesit nga vendet e sigurta – përfshirë ato të BE-së – të mos pranohen më në kufijtë gjermanë. Kjo preku sidomos kufirin me Poloninë.
Të shtunën, kancelari gjerman vizitoi Kyivin dhe siguroi presidentin ukrainas Volodymyr Zelenski për mbështetjen e pandërprerë të Berlinit.