Java në Gjermani (21/2025) Në përmbledhjen javore të DW: Për herë të parë pas zgjedhjeve, parlamenti i ri i Gjermanisë u mor me Kosovën (23.05) Deputetë të CDU-së, SPD-së dhe të Gjelbërve e mbështetën zgjatjen e mandatit të Bundeswehr-it në kuadër të KFOR-it dhe e cilësuan rajonin si ende të paqëndrueshëm. Ministri i Shtetit Florian Hahn theksoi se paqja në Ballkanin Perëndimor është interes kombëtar për Gjermaninë. Ai kërkoi zbatimin e marrëveshjes së ndërmjetësuar nga BE-ja mes Kosovës dhe Serbisë.
Në të njëjtën javë, kancelari gjerman Friedrich Merz zhvilloi një vizitë historike në Lituani (22.05). Ai konfirmoi vendosjen e një brigade të përhershme gjermane me 5.000 trupa dhe deklaroi se Gjermania është e gatshme të mbrojë çdo centimetër të territorit të NATO-s.
Për më shumë shih videon!