Inxheksion miliardësh i SHBA për shpëtimin e koncernit më të madh të sigurimeve në botë
17 Shtator 2008Në orët më të vështira menaxhmenti i koncernit AIG u përpoq që të sigurojë kapital nga banka emetuese. Ministri i financave Henry Paulson dhe shefi i bankës emetuese Ben Bernanke, organizuan përveç kësaj edhe një mbledhje krize në Uashington. Rezultati është, që banka emetuese lëvron 85 miliardë dollarë dhe si kompensim merr një kuotë prej 80 përqind nga koncerni.
Për të krijuar një përfytyrim të qartë mbi përmasat
Fjala është sikur të pësonte kolaps koncerni gjerman i sigurimeve Alianz. AIG është një ndërmarrje me një pasuri në vlerën prej 1,2 miliardë dollarë, ka në mbarë botën 74 milionë klientë në 130 vende. Ndoshta për këtë arësye nuk u gjet një partner që mund të kish dalë garant me një kapital shpëtimi aftashkurtër për kocernin. Dy bankat e mëdha investuese Goldman Sachs dhe JP Morgan u tërhoqën me mirënjohje. Pra sërish kundër vullnetit dhe me një rezistencë të fortë duhej të ndihmonte Uashingtoni për të parandaluar një katastrofë mbarëbotërore në tregjet e financave. Pikërisht kjo mund të ndodhte në rast se AIG do të shpallte falimentimin. Ata që janë përgjegjës në Uashington frenuan në sekondën e fundit.
Si mund ta rrënonte kriza financiare e kredive një ndërmarrje si AIG?
Koncerni u përfshi nga vorbulla e bumit të kredive-derivate. Me letrat me vlerë, që bazohen tek borxhet dhe hipotekat, mundtë fitohen më shumë para se sa me sigurimet e rëndomta të shtëpisë, jetës apo makinave. AIG kish siguruar të tilla letra me vlerë në një volum të përgjithshëm prej mbi 400 miliardë dollarësh. Ajo që e shpoi thesin me sa duket ishte biznesi me sigurimet me kredi. Me këto instrumenta mjaft të komplikuar koncernet e mëdha financiare sigurohen reciprokisht ndaj rasteve të mosshlyerjes së pagesave nga kreditë e ndërmarrjeve apo deficiteve të ngjashme. Probelmi është, që banka nuk ka më aftësi pagese dhe sigurimet, që ato u kanë garantuar bankave të tjera nuk kanë më vlerë.
Gjatë natës duke gdhirë e marta agjencitë e mëdha të vlerësimit të bonitetit të ndërmarrjeve e ulën vlerësimin ndaj kredisë së AIG-së. Si rrjedhojë AIG duhej të paraqiste garanci të reja. Por në rrethanat pas falimentimit të bankës investuese Lehman Brothers, shitjes së Merrill Lynch, dhe kolapsit të fincuesve të hipotekave Fannie Mae und Freddie Mac, nuk doli askush nga ekonomia private që t´i siguronte AIG-së kreditë për të dalë nga situata.
Mbeti pra vetëm babai, shteti, ose thënë ndryshe Shtetet e bashkuara të shtetëzuara të Amerikës
Ken Lewis, shef i Bank of America, para pak ditësh tërhoqi vëmendjen, se nuk ka institut të madh financiar të botës, që nuk do të ndjejë pasojat në rast se bie AIG. Nobelisti në fushën e ekonomisë, Josef Stiglitz, profesor në Universitetin Columbia në nju Jork, i sheh me sarkazëm këto zhvillime: „Edhe në këtë rast mund të shohësh një lloj sigurimi. Por mund të bësh fjalë edhe për një lojë fati në Wall Street."