GTZ, projekt turistik në veri të Shqipërisë & Berlini- kryeqyteti i Gjermanisë që ka vizitorë të shumtë nga e gjithë bota
14 Janar 2011Pjesa e alpeve në skajin verior të Shqipërisë e cila shtrihet dhe në territoret e Malit të Zi dhe të Kosovës është në fokusin e një projekti turistik rajonal nga Shoqëria Gjermane për Bashkëpunimin Teknik, GTZ. Ky projekt synon që kjo bukuri e rrallë natyrore të jetë nën një akord të zhvillimit turistik mes tre vendeve. Ekspertët e shikojnë këtë si një pasurim në axhendën e turistëve, që krijonte më shumë rrugëkalime e vendqëndrime për të shijuar natyrën në një lartësi mbi 700 metra mbi nivelin e detin ku aplikohet turizmi familjar. Arben Muka
Berlini – kryeqyteti i Gjermanisë është një nga objektivat më të preferuara turistikë në Evropë. Vitin e kaluar Berlini ka patur vizitorë më shumë se çdo vit tjetër. Pjesa më e madhe e turistëve që vizitojnë Berlinin vjen nga Gjermania dhe nga Evropa, megjithatë vizitorët e Berlinit vijnë nga e gjithë bota. Meik Mauser
Redaktoi: Mimoza Cika-Kelmendi