Grindjet rreth gazit mes Rusisë dhe Bjellorusisë & Zbutet bllokada e Rripit të Gazës & Global Media Forum dhe klima
25 Qershor 2010Mosmarrëveshjet midis Rusisë dhe Bjellorusisë rreth gazit kanë bërë që të shqetësohen edhe autoritetet e BE-së. Se fundi Bjellorusia i ka paguar Gazpromit 152 milionë euro borxh, por problemet nuk kanë përfunduar, sepse për transferimin e gazit rus nëpër territorin e tij, Minsku kërkon 210 milionë euro. Autoriteet evropiane kërkuan këtë javë që Moska dhe Minsku t'i respektojnë marrëveshjet e furnizimit.
Pas presioneve të shumta, Izraeli vendosi që të nxjerrë një listë negative dhe ta zbusë bllokadën e Rripit të Gazës. Në këtë listë do të përfshihen armë dhe material lufte, që nuk lejohen, ndërkohë që të gjitha mallrat e tjera mund të futen në Rripin e Gazës.
Këtë javë u mbajt për tri ditë me radhë Global Media Forum i organizuar nga Deutsche Welle, me temën ndryshimi i klimës dhe mediat. Në Forum morën pjesë 1500 pjesëmarrës nga shumë vende të botës.
Autor: Christoph Hasselbach/Clemens Verenkotte/ Matthias von Hein
Redaktoi: Bahri Cani